Inskenoi vdekjen e tij katër vite më parë, ekstradohet nga Italia Davide Pecoreli

Autoritetet ligjzbatuese në Itali ekstraduan drejt Shqipërisë Davide Pecorelin, i cili katër vite më parë inskenoi vdekjen për ti shpëtuar borxheve që kishte në shtetin fqinj.
Policia e Shtetit tha se Pecoreli, i cili u dënua nga gjykata e Shkodrës me 4 vjet burg, u soll në Tiranë për t’u përballur me drejtësinë për veprat penale: “Mashtimi“, “Dhunimi i varreve“, “shkatërrimi i pronës me zjarr“ dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
49-vjeçari u zhduk në janar të vitit 2021 ndërsa në shtator të po atij viti ai u gjet në ishullin Montecristo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




