Balla thirrje bashkatdhetarëve në Itali: Dërgoni fletët e votimit deri në mbrëmje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, me anë të një video në rrjete sociale u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Itali që të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe të dorëzojnë zarfat e votimit me postë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pak orë para mbylljes së votimit në Diasporë, Balla, shprehet se, “Motra dhe vëllezër shqiptarë të Italisë, edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja përfundimtare e mundësisë për të dërguar fletën e votimit drejt Shqipërisë përmes zarfit në zyrat e DHL kudo në Itali.”
Në këtë kontekst ai u bëri apel bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë orët e mbetura për të plotësuar këtë proces.
“Ju lutem, shpejtoni dhe pak orë që ka mbetur brenda ditës së sotme, sepse është afati i fundit që mund ta plotësoni detyrën tuaj ndaj atdheut, duke votuar në zgjedhjet e 11 majit. Shkoni në çdo zyrë të DHL-së pranë banesës tuaj dhe nisni zarfin për Shqipëri. Sepse kjo është një votë historike për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, përfundoi Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





