Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: U bëj thirrje shqiptarëve mos ta çojnë votën dëm!

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit politikë për Parlamentin e ri.

Gjatë fjalës për gazetarët, Balluku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm, pasi “është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për t’u bërë pjesë e BE.”

“Drejtuesit politikë kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre dhe unë kam qenë gjithë ditës e zënë, kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor.”

Zëvendëskryeministrja Balluku, duke vlerësuar punën e kandidatëve të PS-së, përgëzoi sjelljen e tyre shembullore.

“Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS-së për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kandidatët për deputetë të listës së PD kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor duke u futur në qendra, jo vetëm në Fier, por edhe në zona të tjerë,” u shpreh Balluku.

Në përfundim, Balluku bëri thirrje për të gjithë votuesit që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.

“Sot do doja të them edhe një gjë tjetër. Unë u bej thirrje të gjithë votueseve të herës së parë, pasi kam edhe djalin time, që ka votuar këtu më mua, që të dalin për të votojnë, sepse këto zgjedhje janë për ta më shumë se për këdo.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme