Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD tkurret në 50. Diaspora përcaktuese

Ka përfunduar numërimi i votave në të 12 qarqet e vendit për partitë politike, ku Partia Socialiste, sipas të dhënave të reflektuara edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeson thellë në numër mandatesh, duke siguruar 83 karrige në Parlament, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” në momentet e fundit.
Në dy qarqet më të mëdha në vend, PS-ja dhe Partia Mundësia i kanë marrë PD-së dy mandate, duke e lënë Koalicionin PD-ASHM me 50 mandate, ndërsa partia e Agron Shehajt është rritur me një mandat.
Por ky rezultat nuk është ende përfundimtar për sa kohë po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale për kandidatët, të cilat do të jenë ato që do të ”vulosin përfundimisht” edhe numrin e mandateve.
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletëvotime nga 194.889 gjithsej, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për Qarkun Kukës, ndërsa përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
- Qarku Shkodër: 2 KZAZ
- Qarku Kukës: 2 KZAZ
- Qarku Dibër: 2 KZAZ
- Qarku Berat: 2 KZAZ
- Qarku Korçë: 2 KZAZ
- Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
- Qarku Vlorë: 5 KZAZ
- Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
Zhvillimet e fundit
PS fiton bindshëm në Berat, siguron 5 mandate. PD vetëm 2 mandate të listës së mbyllur
Me përfundimin e numërimit të gjitha kutive të votimit në qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka mbajtur bastionin e Beratit duke dalë fituese me një rezultat të qartë.
Me 40642 vota, që përfaqësojnë 58.32% të totalit, PS ka siguruar 5 mandate deputetësh në këtë qark.
Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti, duke grumbulluar 20,363 vota ose 29.22 % që i japin 2 mandate.
Subjektet e tjera opozitare nuk kanë arritur të fitojnë përfaqësim në Kuvend.
Më konkretisht në Kuvendin e Shqipërisë nga lista e PS-së për Beratin do të jetë, Ervin Demo, Enriketa Jaho, Hysen Buzali, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi-nga lista e mbyllur dhe nga vota preferenciale:
- Hysen Buzali 8209
- Fadil Nasufi 6327
- Hatixhe Konomi 3372
- PD-ASHM siguron 2 deputetë nga lista e mbyllur:
- Enno Bozdo
- Zija Ismaili
PS fiton Korçën, ruan të pandryshuar numrin e mandateve. PD siguron 4 të tilla
Partia Socialiste ka fituar në Korçë me 59756 vota, që përfaqësojnë 54.42 %. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti dhe ka arritur të marrë 37,582 vota ose 34.23 %.
Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe që deri tani në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Subjektet e tjera opozitare nuk kanë arritur të fitojnë përfaqësim në Kuvend.
Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Fidel Kreka, ndërsa nuk arrijë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.
Lista e PS- 6 mandate
- Niko Peleshi (listë e mbyllur)
- Romina Kuko (listë e mbyllur)
- Genti Lakollari (listë e mbyllur)
- Ilirian Pendavinji 8583 vota
- Bledi Como 7449 vota
- Besa Spaho 5590 vota
Lista e PD- 4 mandate
- Ivi Kaso (listë e mbyllur)
- Ledina Alolli (listë e mbyllur)
- Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
- Fidel Kreka 4846.
Qarku Fier – PS fitore të thellë me 12 mandate, PD siguron vetëm 4 të tilla
Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë në qarkun e Fierit, duke marrë 12 mandate. Koalicioni PD-ASHM ka mundur të marrë vetëm 4 mandate, duke djegur kandidatin Eduard Sharka edhe shumë kandidatë nga lista e mbyllur.
Në Kuvend nga PS hyjnë Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako nga lista e mbyllur dhe nga vota preferenciale:
- Klevis Jahaj me 10,843 vota
- Asfloral Haxhiu me 10,593 vota
- Ceno Klosi me 5,218 vota
- Elton Korreshi me 5,497 vota
- Antoneta Dhima me 3,655 vota
- Zegjine Caushi me 2,732 vota
- Ilirjan Musko me 2,597 vota
PD-ASHM siguron 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.
Qarku Elbasan – PS merr 10 mandate, PD siguron vetëm 4 deputetë
Në Qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste ka marrë 10 mandate duke grumbulluar në total 84322 vota ose 60.44 %. Përveçse 5 deputetëve nga lista e mbyllur, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose dhe Evis Kushin, nga votat preferenciale sigurojnë mandate:
- Sara Mila 18363 vota
- Saimir Hasalla 9319 vota
- Olsi Komici 9017 vota
- Aulona Bylykbashi 8169 vota
- Agron Gaxho 5866 vota
PD-ASHM ka siguruar vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi.
Qarku Durrës – PS merr 8 mandate, vota preferenciale kualifikon ish-prokurorin Arjan Ndoja të PD-së
Në qarkun Durrës, PS ka marrë shumicën e mandateve, edhe pse numërimi i votave për kandidatët vijon ende. Deri më tani PS ka siguruar 77444 vota ose 52.81 %, e përkthyer në 8 mandate. Mandatet e PS shpërndahen te Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara nga lista e mbyllur, ndërsa Arkend Balla dhe Ani Dyrmishi vijnë nga lista e hapur me përkatësisht 11249 vota dhe 7426 vota.
Koalicioni PD-ASHM ka marrë 56305 vota ose 338.39 %, e përkthyer në 6 mandate. Deputetët që hyjnë në Kuvend janë: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara nga lista e mbyllur, ndërsa nga vota preferenciale është zgjedhur edhe ish-prokurori Arian Ndoja duke marrë 5803 vota.
Qarku Tiranë – Goxhaj më i votuari në PS nga vota preferenciale, Alimehmeti i pari nga PD
Në qarkun e Tiranës ka ende shumë kuti për t’u numëruar, ndërsa në një shpërndaje paraprake të mandateve kryeson PS me 19 të tilla, PD-ASHM ka marrë 13 mandate, ndërsa Partia Mundësia ka siguruar 2 mandate. Nga një mandat kanë marrë Lëvizja Bashkë, PSD dhe Nisma-Shqipëria Bëhet.
Më i votuari nga PS nga vota preferenciale rezulton të jetë Blendi Goxhaj me 9584 vota.
Përveç deputetëve të listës së mbyllur, mandate kanë marrë nga lista e haur edhe:
- Blendi Gonxhja me 9.584 vota
- Ervin Hoxha me 5.948 vota
- Erion Braçe me 4.915 vota
- Fatmir Xhafaj me 4.872 vota
- Ornaldo Rakipi me 3.416 vota
- Anila Denaj me 2.224 vota
- Antonela Dedej me 2.056 vota
Ndërsa në mandatet e PD-ASHM është mundur të futej lista e mbyllur, ndërsa i vetmi që është zgjedhur deri më tani me votë preferenciale është Ilir Alimehmeti me 5432 vota.
Lëvizja Bashkë siguron deputet Redi Muçin
Partia Mundësia siguron deputetë: Agron Shehaj dhe Erald Kapri
Partia Socialdemokrate siguron deputete Albana Pëllumbin
Koalicioni Nisma-Shqipëria siguron mandatin për Ana Dajkon
Qarku Dibër – PS merr 3 mandate, Agron Malaj më i votuari nga lista e hapur
Partia Socialiste në këtë qark ka marrë numrin më të madh të mandateve, duke marrë në total 34073 vota ose 56.43 % e përkthyer në 3 deputetë. Nga PS merr mandatin Blendi Klosi, Alma Selami nga lista e mbyllur, dhe Agron Malaj nga lista e hapur me 12616 vota.
Ndërsa koalicioni PD-ASHM ka marrë dy mandate, duke çuar në Kuvend Xhelal Mziun dhe Denisa Vatën nga lista e mbyllur. Në këtë qark PD-ASHM ka siguruar 22756 vota ose 37.69 % .
Qarku Lezhë – PD kryeson mandatet, vota preferenciale çon në Kuvend Gjin Gjonin e Aleksandër Lalën
Koalicioni PD-ASHM ka marrë shumicën e mandateve në qarkun e Lezhës, 4 të tilla, duke i siguruar hyrjen në kuvend si deputetë kandidatëve: Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur dhe Gjin Gjoni me 4923 vota dhe Aleksandër Lala me 2980 vota nga lista e hapur përmes votës preferenciale.
Gjithashtu edhe PS ka siguruar 3 mandate për deputetë të marra nga Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj nga lista e mbyllur si dhe Pranvera Skana përmes votës preferenciale duke marrë 4026 vota.
Në këtë qark ende vijon numërimi i kutive të fundit. Nga rezultatet paraprake PD-ASHM ka marrë 31998 vota ose 44.33 %, ndërsa PS ka marrë 30736 vota ose 42.58 %.
Qarku Shkodër – 5 mandate për PD, Bardh Spahia hynë në Kuvend me votën preferenciale
Në qarkun e Shkodrës teksa numërimit të votave preferenciale po i vjen fundi, shpërndarja e 9 mandatave është bërë pothuajse e qartë se kush nga kandidatët për deputetë do të hyjnë në Kuvend.
Koalicioni PD-ASHM ka marrë shumicën e mandate në këtë qark, ku kandidatët për deputetë janë: Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bradeli, Ramadan Likaj nga lista e mbyllur dhe Bardh Spahia me 9090 vota nga lista e hapur.
Ndërsa 4 mandatet për Partinë Socialiste janë dhënë për kandidatë në listë të mbyllur, Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela dhe Bujar Rexha.
Në këtë qark PD-ASHM ka marrë 39931 vota ose 40.35 % dhe PS ka marrë 37271 vota ose 37.66 %.
Qarku Kukës – PD merr 2 mandate, Shkëlqim Shehu në kuvend nga vota preferenciale
Në qarkun Kukës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, duke përcaktuar edhe ndarjen e 3 mandateve që prodhon ky qark. Koalicioni PD-ASHM ka dalë forcë fituese me 2 mandate të tilla, ndërsa mandati i tretë është marrë nga socialistët.
PD-ASHM ka marrë në nivel qarku 20728 vota ose 53.66 %, ndërsa Partia Socialiste ka marrë në total 11725 vota ose 30.35 %, e përkthyer në një mandat.
Nga lista e kandidatëve PD-ASHM ka mundur të fitojë mandatin Flamur Hoxha nga lista e mbyllur dhe Shkëlqim Shehu nga lista e hapur duke marrë 7493 vota preferenciale. Ndërsa nga PS ka siguruar mandatin vetëm drejtuesi politik i qarkut Eduard Shalsi.
Qarku Vlorë – PS siguron 5 deputetë nga votat preferenciale, çon në 9 numrin e mandateve
Në qarkun e Vlorës, që prodhon 12 mandate, Partia Socialiste ka marrë 9 të tilla, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka mbajtur 3 mandate, duke iu djegur edhe një emër kandidati që ishte në listë të sigurt. 3 kandidatët për deputetë nga lista e mbyllur e PD-ASHM janë: Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa.
Ndërsa nga Partia Socialiste, përveç 4 kandidatëve në listë të mbyllur – Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu – kanë marrë mandat edhe 5 kandidatë nga lista e hapur përmes votës preferenciale, konkretisht:
- Damian Gjiknuri me 10.031 vota
- Vullnet Sinaj me 8.757 vota
- Ardit Bido me 7.360 vota
- Vasil Llajo me 4.894 vota
- Brunilda Mersini me 4.892 vota
Qarku Gjirokastër – Tërmet Peçi dhe Pirro Dhima, deputetë nga votat preferenciale
Partia Socialiste ka marrë shumicën dërmuese të mandateve në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa numërimi ka përfunduar edhe për votat preferenciale për kandidatët.
Nga rezultatet, PS ka marrë 3 mandate, ku në Kuvend do të hyjnë Mirela Kumbaro, që është në listë të mbyllur si drejtuesja politike e qarkut, dhe dy deputetët nga vota preferenciale, Termet Peçi me 9,468 vota dhe Pirro Dhima me 6,902 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë një mandat, që kualifikon Tritan Shehun nga lista e mbyllur.
Në një intervistë për RTSH, Pirro Dhima ka shprehur falënderimet për mbështetjen e marrë nga qytetarët për të qenë deputet. “Falënderoj banorët e qarkut Gjirokastër, të gjithë komisionarët falënderoj PS dhe strukturat e partisë. Të gjithë këtë besim të dhënë do e kthej me punë dhe përkushtim për Gjirokastrën”, tha Dhima.
Numri i shpërndarjes së mandateve për partitë politike në 12 qarqe
Qarku Tiranë
PD-ASHM ka marrë 158.026 vota ose 13 mandate
PS ka siguruar 217.965 vota ose 19 mandate
Partia Mundësia ka marrë 22.648 vota ose 2 mandate
PSD ka marrë 14.590 vota ose 1 mandat
Lëvizja Bashkë 12.583 vota ose 1 mandat
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mori 15.016 vota ose 1 mandat
Qarku Berat
PD-ASHM mori 20.281 vota ose 2 mandate
PS siguroi 40.333 vota ose 5 mandate
Qarku Dibër
PD-ASHM ka siguruar 22.622 vota ose 2 mandate
PS mori 33.798 vota ose 3 mandate
Qarku Durrës
PD-ASHM 55.340 vota ose 6 mandate
PS ka marrë 75.544 vota ose 8 mandate
Qarku Elbasan
PD-ASHM ka marrë 40.306 vota ose 4 mandate
PS ka marrë 83.851 vota ose 10 mandate
Qarku Fier
PD-ASHM ka marrë 41.029 vota ose 4 mandate
PS siguroi 103.697 vota ose 12 mandate
Qarku Gjirokastër
PD-ASHM mundi të marrë 11.975 vota ose 1 mandat
PS mori 25.305 vota ose 3 mandate.
Qarku Korçë
PD-ASHM mori 37.329 vota ose 4 mandate
PS siguroi 59.309 vota ose 6 mandate
Qarku Kukës
PD-ASHM 20.728 vota ose 2 mandate
PS mori 11.725 ose 1 mandat.
Qarku Lezhë
PD-ASHM ka siguruar 31.769 vota ose 4 mandate
PS siguroi 30.415 vota ose 3 mandate
Qarku Shkodër
Koalicioni PD-ASHM ka marrë 39.157 vota e përkthyer në 5 mandate;
PS ka marrë 36.620 vota ose 4 mandate
PSD ka siguruar 16.104 vota ose e përkthyer në mandate, janë 2 të tilla.
Qarku Vlorë
PD-ASHM ka marrë 25.031 vota ose 3 mandate
PS siguroi 56.665 vota ose 9 mandate
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





