Qarku Kukës – PD merr 2 mandate, Shkëlqim Shehu në kuvend nga vota preferenciale. PS siguron vetëm Eduard Shalsin

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Në qarkun Kukës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, duke përcaktuar edhe ndarjen e 3 mandateve që prodhon ky qark. Koalicioni PD-ASHM ka dalë forcë fituese me 2 mandate të tilla, ndërsa mandati i tretë është marrë nga socialistët.

PD-ASHM ka marrë në nivel qarku 20728 vota ose 53.66 %, ndërsa Partia Socialiste ka marrë në total 11725 vota ose 30.35 %, e përkthyer në një mandat.

Nga lista e kandidatëve PD-ASHM ka mundur të fitojë mandatin Flamur Hoxha nga lista e mbyllur dhe Shkëlqim Shehu nga lista e hapur duke marrë 7493 vota preferenciale.

Ndërsa nga PS ka siguruar mandatin vetëm drejtuesi politik i qarkut Eduard Shalsi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme