Qarku Gjirokastër – PS merr 3 mandate, Tërmet Peçi dhe Pirro Dhima janë deputetët nga vota preferenciale

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Partia Socialiste ka marrë shumicën dërmuese të mandateve në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa numërimi ka përfunduar edhe për votat preferenciale për kandidatët.

Në të 7 KZAZ-të e Qarkut Gjirokastër ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale, ku KZAZ nr. 81, në Bashkinë e Gjirokastrës, ishte e fundit që e mbylli këtë proces.

Nga rezultatet PS ka marrë 3 mandate, ku në Kuvend do të hyjnë Mirela Kumbaro që është në listë të mbyllur si drejtuesja politike e qarkut, dhe dy deputetët nga vota preferenciale Termet Peçi me 9,468 vota dhe Pirro Dhima me 6,902 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë një mandat, që kualifikon Tritan Shehun nga lista e mbyllur.

Në një intervistë për RTSH, Pirro Dhima ka shprehur falënderimet për mbështetjen e marrë nga qytetarët për të qenë deputet.

“Falënderoj banorët e qarkut Gjirokastër, të gjithë komisionarët falënderoj PS dhe strukturat e partisë. Të gjithë këtë besim të dhënë do e kthej me punë dhe përkushtim për Gjirokastrën”, tha Dhima.

Zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Gjirokastrës u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe pa probleme. Në këtë qark, Partia Socialiste ka marrë 24,457 vota, ose 62.23% në rang qarku, ndërsa Partia Demokratike 11,596 vota, ose 29.51%.

Statistikat e KQZ, votat preferenciale për PS:

Termet Peçi – 9,468 vota, merr mandatin e deputetit

Pirro Dhima – 6,902 vota, merr mandatin e deputetit

Anila Dhimitri – 3,292 vota

Shyqyri Hysi – 2,371 vota

Votat preferenciale për Partinë Demokratike:

Alma Kore – 3,569 vota

Arben Ristani – 2,881 vota

Mariklen Dervishi – 2,001 vota

Bajram Hysa – 1,499 vota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme