Lëvizja Bashkë merr 1 mandat në parlament, Qori: Na besuan 24,000 qytetarë

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, Lëvizja Bashkë ka marrë në rang kombëtar 20274 vota, duke siguruar 1 mandat në parlamentin e ardhshëm. Mandati është marrë vetëm në qarkun e Tiranës, ku Lëvizja Bashkë ka marrë 11715 vota.

Mandatin do ta marrë Redi Muçi, i cili renditej i pari në listën e sigurt, ndërsa kreu i kësaj Lëvizje, Arlind Qori, ishte i renditur në vendin e dytë në Qarkun e Tiranës.

Kreu i Lëvizjes Bashkë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për fitoren e mandatit në Tiranë, I cili përmes një postimi në rrjetet sociale falënderon 24 mijë qytetarëve që i kanë besuar votën e tyre.

“Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas orë e minutë pas minute, aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj mbi 24,000 qytetarëve që na kanë besuar”, shkruan Qori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme