Votat e diasporës në Greqi, PD+AMSH mbron me 73 vota mandatin e katërt në Lezhë, socialistët ruajnë mandatin e 12 në Fier

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Nuk ka ndryshim rezultati në Lezhë dhe në Fier edhe pas numërimit të votave të diasporës së Greqisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

PD+AMSH ruajti mandatin e katërt me vetëm 73 vota diferencë me PS duke siguruar 50 mandate, kurse socialistët ruajtën mandatin e 12-të në Fier, duke fiksuar përfundimisht 83 mandate.   

Partia Socialiste thelloi rezultatin me votat e diasporës me mbi 61 mijë vota diferencë nga PD-ja. Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, ndërsa po numërohet edhe vota e emigrantëve të Greqisë, nga 181,992 zarfe në total të numëruar nga 195,007 gjithsej, PS kryeson me 105,955 vota, ose 58.88%, ndërkohë që koalicioni PD+AMSH ka 45 006 vota ose 25.01% të totalit të votave.

Vëmendja u zhvendos tek zarfet e votave të fundit për partitë në qarkun e Fierit dhe ato preferenciale për qarkun e Tiranës.

Në Fier Nisma Shqipëria Bëhet pretendoi deri në fund që t’i hiqte mandatin e 12-të Partisë Socialiste. Por kjo duket se rezultoi mjaft e vështirë. Koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj duket se ka pak shanse për t’i marrë mandatin e 12-të PS-së.

Votat e diasporës për partitë, nuk pritet të ndryshojnë gjë në kryeqytet. Në Tiranë beteja është zhvendosur tek kandidatët brenda PS-së, mes Ornaldo Rakipit që kryeson me mbi 100 vota para Xhemal Qefalisë, si dhe Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, që kanë vetëm 20 vota diferencë. Vetëm këto dy mandate deputetësh janë në garë brenda PS-së, garë e cila do të vuloset nga numërimi i zarfeve të Greqisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme