Mbyllet numërimi i votave nga diaspora për partitë, procesi për kandidatët vijon në 11 qarqe

Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka mbaruar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”). Deri tani vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët.
Në qarqet më poshtë vijon numërimi dhe vlerësimi i materialeve të ardhura nga diaspora:
- Durrës
- Tiranë
- Shkodër
- Fier
- Lezhë
- Dibër
- Elbasan
- Vlorë
- Berat
- Gjirokastër
- Korçë
Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën apo 61,11% të totalit të numëruar ose 121.815, ndjekur nga Partia Demokratike me 23,56% ose 46,954, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vend të tretë për votat nga diaspora me 7,41% të totalit ose 14.768 vota.
Diaspora shqiptare votoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të KQZ-së, gjithsej janë numëruar 201.558 zarfe të dërguara me postë nga 245.935 që ishin zgjedhësit në listën e miratuar nga KQZ-ja, çka flet për një pjesëmarrje të diasporës gati 80 për qind.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





