Aleks Markez fiton Garën Sprint

Moto GP | 1 vit më parë

Alex Marquez me Gresini triumfon në garën sprint në Silverstone. Ai ka lënë pas vëllain  e tij Mark Markez me dukatin zyrtar. Pas dy vëllezëve spanjollë u rendit Fabio Di Giannantonio me VR46 Ducati. Fenomeni Quartararo, mer polpozishën në Çmimin e Madh të Silverstone. Aleks Markez niset nga i vendi i dytë, Bagnaia i treti ndërsa Mark Markez niset nga rreshti i dytë.

10 xhiro për t’u bërë në garën sprint në Silverstone. Marc Marquez niset si shigjetë duke parakaluar Bagnaia dhe më pas Alex markez. E deri sa arrin në kthesën Stowe kalon edhe Quartararo. E kur dukej se Mark e kishte hipotekuar fitoren në garën sprint, parakalohet nga i vëllai, Aleks, i cili fillon të krijojë një farë distance për të ruajtur vendin e parë.

Megjithë përpjekjet, Mark nuk arrin të parakalojë vëllain e tij me Gresini dhe detyrohet të kënaqet me vendin e dytë. E ndërsa dy vëllezërit Marquez po sfidonin njëri-tjetrin për vendin e parë, lufta për vendin e tretë u bë më e zjarrtë. Bagnaia dukej më favorit për të zënë vendin e tretë në podium, por në fund parakalohet nga Di Giannantonio, që merr vendin e tretë.

Por fati i keq e ndjek pilotin e Dukatit, sërish, pasi parakalohet edhe nga Bezzecchi e Zarco, duke mbetur në vendin e gjashtë. Përpara garës Sprint u zhvillua edhe kualifikueset e Çmimit të Madh të Silverstone. Eshtë Fabio Quartararo, piloti i Yamahas, ai që arritur të sigurojë poleposition, i treti radhazi për francezin në këtë sezon të MotoGP, pas Jerez dhe Le Mans, duke vërtetuar rritjen e Yamahas.

Në Çmimin e Madh të Mbretërisë së Bashkuar, pas francezit nisen pretendentët për titull. Vendi i dytë për Alex Marquez me Gresini Ducati dhe i treti Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar. Nga vendi i katërt niset Marc Marquez, cili bëri një gabim në xhiron e fundit. Për herë të parë këtë sezon, lideri i kampionatit botëror do ta fillojë garën nga rreshti i dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme