Kukës, 186 lindje në 6 muaj – Fondi i bonusit i njëjtë me vitin 2024

Sociale | 1 vit më parë

Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile, Ervin Spahiu, ka bërë publike të dhënat më të fundit mbi numrin e lindjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ndërkohë, një ndryshim i rëndësishëm në politikat e bonusit të bebes ka hyrë në fuqi prej gati dy vitesh. Fëmijët që lindin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nuk përfitojnë më automatikisht këtë ndihmë financiare.

“Sa i përket 6 mujorit të 2025 janë 186 lindje. Nëse nëna e fëmijës ka jetuar 6 muaj para lindjes në Republikën e Shqipërisë e përfiton bonusin nëse janë rezident në një shtet tjetër nuk e përfitojnë këtë bonus”, u shpreh Ervin Spahiu, Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile.

Pas zhvendosjes së maternitetit pranë Spitalit Rajonal, është transferuar edhe zyra e gjendjes civile, e cila që prej vitit 2018 ofron shërbimin e regjistrimit të fëmijëve të sapolindur.

“Kemi zhvendosur zyrën e gjendjes civile në spital, duke kryer kështu regjistrimet e fëmijëve të sapo lindur duke lehtësuar në këtë mënyrë procedurën”, u theksoi ai.

Fondi i programit “Bonus i Bebes” për vitin 2025 është përsëri 2.2 miliardë lekë, i njëjti nivel që u parashikua edhe për vitin 2024. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme