Ngre siparin “Miss Shqipëria 2025”, kurora e bukurisë shqiptare ndriçon Tiranën

Spektakli më i madh i bukurisë shqiptare, “Miss Shqipëria 2025”, ngriti siparin me një mbrëmje magjike që do të kurorëzojë mbretëreshën e 27-të të bukurisë shqiptare. Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar nga Amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë.
Arti, eleganca, përkushtimi dhe vlerat e 25 bukurosheve shqiptare finaliste do të kurorëzohet me fituesin nga juria e profesionistëve që përbëhet nga: Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia.
Një skenë spektakolare, ndriçime mahnitëse dhe një atmosferë emocionuese pritet të shoqërojnë 25 finalistet nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe diasporën. Vajzat kanë kaluar një rrugëtim të gjatë përmes një turi nga juglindja në bregdet, duke promovuar bukuritë natyrore dhe kulturore shqiptare nën konceptin “Liqen, Lum, Det”.

Nën moderimin e gazetarit Ermal Peçit, Drita Zirit dhe Ema Hilës, përveç garës, mbrëmja do të jetë e mbushur me performanca nga disa prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare: Kejsi Tola, Renis Gjoka, Devis Xherahu, Eranda Libohova, Ledina Çelo, Alis e shumë të tjerë, të cilët do të sjellin emocione dhe surpriza për publikun.
“Miss Shqipëria” mbetet jo vetëm një ngjarje e rëndësishme bukurie, por edhe një platformë për të promovuar identitetin kulturor dhe turistik të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




