“Euro 2025” vetëm gjysma e penalltive janë konvertuar në gol

Europiani i futbollit për femra në Zvicër ka treguar se nuk është e guximtareve, të cilat marrin përsipër të paraqiten në pikën e bardhë të penalltive. E dhëna është shqetësuese pasi nga 24 penalltitë që janë ekzekutuar deri më tani vetëm 12 prej tyre janë konvertuar në gol.
Kjo statistikë nuk merr parasysh vetëm penalltitë e goditura gjatë ndeshjeve por bazohet edhe te ato që janë ekzektuar kur 120’ nuk kanë nxjerrë një fituese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




