Euro 2025 në RTSH/ Anglia dhe Italia luajnë për një vend në finalen e madhe

Sport | 1 vit më parë

Në “Stade de Genève” Anglia dhe Italia do të luajnë gjysmëfinalen e parë në program të “Zvicër 2025”. Për italianet ky takim është i veçantë pasi përballë kanë kampionet në fuqi të turneut ndërsa prezenca e tyre mes katër më të mirave të Europës ishte një surprizë e këndshme pasi mungonin në këtë nivel prej 28 vitesh. Në kampin tjetër britaniket do të zbresin sot në fushë me ndjesi të mira pasi vitin e kaluar mundën Italinë 5-1 në miqësore.

Sarina Wiegman, komisare teknike e Anglisë, për ndeshjen tha: “Do të ishte mungesë respekti kundrejt Italisë nëse do të mendonim se ne jemi favoritet. Italia është këtu me meritë të plotë dhe do të ishte gabim i madh nëse do ta nënvleftësonim”.

Nga ana tjetër Andrea Soncin, komisari teknik i Italisë, komentoi ndeshjen duke thënë: “Është një takim i hapur. Jemi krenarë për faktin se kemi arritur deri këtu. Edhe pse kam shumë respekt për vajzat e Anglisë mendoj se pasioni i treguar në fushë nga ekipi ynë është për tu vlerësuar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme