Komisari teknik i Italisë polemik pas eliminimit: Nuk e di nëse këtë penallti do të na e kishin dhënë në favor!

Sport | 1 vit më parë

Gjysmëfinalja e parë e Euro 2025 u mbylll mes polemikave për shkak të penalltisë së akorduar në favor të përfaqësueses së Anglisë. Në fund të takimit, ku Anglia siguroi kualifikimin dramatik për në finalen e tretë radhazi të kompeticionit, komisari teknik i Italisë pasi përgëzoi rivalët kishte disa fjalë për kryesoren e ndeshjes.

“Vajzat e mia kanë luajtur një ndeshje perfekte. Ishim vetëm pak minuta larg finales. Do të ishte një ëndërr, por tani duhet të bëjmë llogaritë me realitetin, i cili është i hidhur për ne. U penalizuam nga vendimi i kryesores së garës, por dua të them se nuk jam i bindur që do të akordonte edhe për ne një penallti të tillë”, tha Sonccin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme