Përfundon takimi Witkoff-Putin. Ndihmësi i Kremlinit: Bisedimet të dobishme dhe konstruktive

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi tri orë bisedime me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff, disa ditë para afatit të së premtes (7 gusht) nga Donald Trump që Rusia të arrijë një marrëveshje paqeje me Ukrainën ose potencialisht të përballet me penalitete të rënda ekonomike, që mund të godasin edhe vendet të cilat blejnë naftën e saj.
Në reagimin e parë për takimin, ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, deklaroi se bisedimet në Moskë ishin “të dobishme dhe konstruktive”. Zyrtari theksoi se çështja e Ukrainës, si dhe perspektiva e zhvillimit të një partneriteti strategjik SHBA–Rusi, ishin kryefjalë e takimit, ndërsa shtoi se janë marrë edhe “sinjale nga Trump”.
Para takimit me Putin, Witkoff bëri një shëtitje me të dërguarin e presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev. Ky i fundit luajti një rol kyç në tri raunde bisedimesh të drejtpërdrejta midis delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina, si dhe në diskutimet midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë. Negociatat nuk përparuan shumë në përfundimin e luftës trevjeçare pas pushtimit të fqinjit të saj nga Rusia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





