Trump reagon pas takimit të dërguarit të tij me Putinin: U bë një përparim i madh

Botë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit që dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, zhvilloi sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump e përshkroi takimin si “jashtëzakonisht produktiv” dhe tha se ishte bërë “një përparim i madh”. Ai shtoi se pas takimit, ai kishte informuar edhe disa nga aleatët evropianë.

“Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim,” shkroi Trump.

Postimi përfundon me një falënderim për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje, duke lënë të kuptohet se bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit do të vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme