Serbia konfirmon vizitën e Vuçiç në Pekin, pritet takim me Putin dhe XI Jinping

Serbi | 1 vit më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, dhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Pekin nga data 2 deri më 4 shtator, bëri të ditur Presidenca e Serbisë.

Sipas njoftimit, ai viziton Kinën me ftesë të presidentit Xi Jinping dhe do të marrë pjesë edhe në ngjarjet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë vizitës së tij në Pekin, Presidenti Vuçiç do të takohet me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Popullore të Kinës dhe përfaqësues të kompanive të mëdha.

Më 3 shtator, Kina do të mbajë një paradë ushtarake, për të shënuar dorëzimin zyrtar të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet kineze konfirmuan pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Iranit, Kubës, Indonezisë, Mianmarit, Pakistanit dhe Malajzisë në mesin e të tjerëve.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq dhe Putin do të diskutojnë për bashkëpunimin ruso-serb, përfshirë sektorin e energjisë.

Ndërsa agjencia e lajmeve Tanjung, njofton se një paradë e madhe ushtarake me rastin e Ditës së Fitores do të mbahet në Kinë më 3 shtator, në të cilën, siç njoftoi më parë Pekini, janë ftuar udhëheqësit e 26 vendeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme