Mazhoranca miraton kryetarët socialistë të 7 komisioneve parlamentare, opozita bojkoton votimin, nuk dorëzon emrat e saj

Mazhoranca ka miratuar e vetme kryetarët e 7 komisioneve të përhershme të Kuvendit që drejtohen nga PS, si dhe nënkryetarët e sekretarët e tyre.
Në seancën që zgjati vetëm pak minuta, në sallë ishte e pranishme vetëm shumica, e cila me 77 vota pro dhe 1 kundër miratoi drejtuesit socialistë të komisioneve parlamentare.
Opozita nuk mori pjesë në votim, ndonëse më herët grupi parlamentar i Partisë Demokratike kishte miratuar emrat e saj për 4 komisionet që i takojnë opozitës.
Kryetarët e komisioneve nën drejtimin e PS
Ekonomia, Punësimi dhe Financat – Milva Ekonomi (nënkryetar: Erion Braçe)
Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike – Ulsi Manja (nënkryetar: Damian Gjiknuri)
Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja – Bledi Çuçi (nënkryetar: Olta Xhaçka)
Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – Anila Denaj (nënkryetar: Blendi Klosi)
Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural – Blendi Klosi (nënkryetar: Fadil Nasufi)
Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (nënkryetar: Bora Muzhaqi)
Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale – Fatmir Xhafaj (nënkryetar: Ermal Elezi)

Gjithashtu, PS miratoi edhe nënkryetarët e saj në komisionet që i drejton opozita:
Evis Kushi – për Komisionin e Edukimit, Shkencës dhe Sporteve
Eduard Shalsi – për Komisionin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Eriona Malja – për Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës
Iris Luarasi – për Komisionin e të Drejtave të Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik
Edhe pse nuk ishte prezente dhe nuk i dorëzoi emrat në Kuvend, gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar i PD ka vendosur që në krye të komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës të jenë:
Ina Zhupa – Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Më herët, Parlamenti miratoi ndryshimet në strukturën e komisioneve të përhershme parlamentare, duke e rritur numrin e tyre nga 8 në 11. Miratimi ndodhi vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshtoi ndryshimin e rregullores duke i cilësuar si të njëanshme, ndërsa gjatë votimit u largua nga salla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




