Trump do të marri pjesë në samitin e gjeneralëve

Amerikë | 1 vit më parë

Donald Trump ka marrë një vendim të minutës së fundit për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me gjeneralët më të lartë amerikanë të martën, që do të mbahet në Quantico, Virxhinia.

Lajmi, i zbuluar nga The Washington Post, thekson se takimi ishte thirrur javën e kaluar nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Samiti fillimisht kishte shkaktuar alarm në të gjithë botën, por më vonë u sqarua se qëllimi ishte që shefi i Pentagonit të mbante një fjalim “mbi shpirtin e luftëtarit” dhe të takonte “ballë për ballë” qindra udhëheqës ushtarakë nga e gjithë bota. Pjesëmarrja e Trump në këtë ngjarje shton rëndësinë e këtij takimi të nivelit të lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme