Trump paralajmëron tarifë 100% ndaj importeve kineze, tensionet tregtare me Pekinin rriten ndjeshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e një tarife shtesë prej 100% për të gjitha importet nga Kina, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi gjithashtu se SHBA do të aplikojë kontrolle të reja mbi eksportin e softuerëve, si pjesë e masave për të frenuar atë që e quajti “sjellje armiqësore” nga Kina.
Vendimi vjen në reagim ndaj shtrëngimit të kontrolleve kineze për eksportet e metaleve të rralla, materiale të domosdoshme për teknologjinë moderne dhe industrinë e automjeteve. Si kundërpërgjigje, Kina ka hapur një hetim ndaj firmës amerikane të teknologjisë Qualcomm dhe ka njoftuar tarifa të reja për anijet e lidhura me SHBA-në.
Tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur ndjeshëm pas një marrëveshjeje në maj për uljen e tarifave ekzistuese. Përshkallëzimi aktual rrezikon të rikthejë një luftë tregtare të plotë, me pasoja të gjera për ekonominë globale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





