Trump: Kina e gatshme për të bashkëpunuar që t’i japim fund luftës në Ukrainë

Azi | 11 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se Kina ka rënë dakord të bashkëpunojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në bordin e “Air Force One” pas bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

“Folëm për Ukrainën për një kohë të gjatë. Do të punojmë së bashku për të arritur diçka. Ramë dakord që palët të jenë të bllokuara, duke luftuar.

Dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë, mendoj. Çmenduri. Por ai do të na ndihmojë dhe ne do të punojmë së bashku për Ukrainën”, tha Trump.

I pyetur nëse diskutoi blerjen e naftës ruse me Xi Jinping, Trump tha se nuk është diskutuar për një gjë të tillë.

Gjithashtu, gjatë takimit me Xi, Trump deklaroi se dy vendet kanë bërë përparim të madh në çështje kyçe si tregtia, metalet e rralla dhe lufta kundër fentanilit. Ai e quajti takimin “një sukses të madh” dhe “një hap drejt një epoke të re bashkëpunimi” mes SHBA-së dhe Kinës.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se planifikon të vizitojë Pekinin në prill, ndërsa Xi pritet të vizitojë SHBA-në më vonë gjatë vitit, ndoshta në Uashington DC ose në Palm Beach, Florida.

Delegacioni kinez deri tani nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa Xi do të qëndrojë në Korenë e Jugut për një vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut.

Trump u shpreh se një marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me Kinën mund të nënshkruhet “shumë shpejt”, duke theksuar se “marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës janë më të forta se kurrë” dhe se “ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri ekonomik mes dy vendeve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme