Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

Azi | 10 muaj më parë

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për disa zona të bregdetit lindor të Japonisë, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë goditi rajonin, njofton Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ndodhi në orën 23:15 sipas kohës lokale, rreth 70 kilometra larg bregdetit të Japonisë, në një thellësi prej rreth 53 kilometrash.

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar komunitetet përgjatë vijës bregdetare të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet për evakuim, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën për valë të mundshme cunami dhe dëme të tjera të shkaktuara nga lëkundjet e forta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme