Autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë, prokurorët drejt kërkesës për dënim me vdekje

I riu i akuzuar për vrasjen e influencerit amerikan të krahut të djathtë Charlie Kirk është paraqitur personalisht në gjykatë për herë të parë.
Tyler Robinson, 22 vjeç, nga Utah, akuzohet për vrasje të rëndë në lidhje me të shtënat me armë ndaj Kirk në kampusin e Universitetit të Luginës së Utah në Orem.
Videoja e ngjares tregoi Kirk, 31 vjeç, dhe një aleat të fortë të Donald Trump, duke ngritur dorën e djathtë pasi u dëgjua një e shtënë me armë zjarri ndërsa gjaku i dilte nga ana e majtë e qafës. Ai vdiq pak më vonë.
Prokurorët planifikojnë të kërkojnë dënimin me vdekje.
Në paraqitjen e së mërkurës në Gjykatën e Qarkut të Katërt në Provo, Utah, Robinson mbërriti në gjykatë me pranga në duar dhe këmbë dhe i veshur me një këmishë, kravatë dhe pantallona.
Sipas Associated Press, ai u buzëqeshi anëtarëve të familjes që ishin ulur në rreshtin e parë të sallës së gjyqit, ku nëna e tij u përlot dhe i fshiu sytë me një shami.

Ai ishte prezantuar më parë në gjykatë përmes transmetimit video ose audio nga burgu.
Të shtënat ndodhën gjatë turit të Kirk-ut “më vërtetoni se gaboj”, ku babai i dy fëmijëve vizitoi kampuset dhe debatoi për tema të diskutueshme; në këtë rast, ai po diskutonte për të shtënat masive.
Prokurorët thonë se plumbi që goditi Kirk “kaloi afër disa individëve të tjerë”, përfshirë personin që e pyeti si pjesë e eventit.
Një dokument akuze për Robinson nga shtatori përfshin mesazhe inkriminuese të dërguara midis të dyshuarit për të shtënat dhe shokut të tij të dhomës pas vdekjes së Kirk-ut.
Gjyqtari Tony Graf dëgjoi gjithashtu argumente të mërkurën nëse kamerat dhe mediat duhet të lejohen në sallën e gjyqit, me avokatët e Robinson dhe Zyrën e Sherifit të Qarkut Utah që kërkuan që ato të ndalohen.
E veja e z. Kirk, Erika Kirk, ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe tha “ne meritojmë të kemi kamera atje”.
Gjyqtari tashmë ka bërë lëshime për të mbrojtur prezumimin e pafajësisë së Robinson para një gjyqi, duke rënë dakord se çështja ka tërhequr vëmendje “të jashtëzakonshme” të publikut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





