“Vepra të zgjedhura në fushën e sizmiologjisë”, përurohet vepra e akademikut Eduard Sulstarova

Kulturë | 8 muaj më parë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë përuroi veprën shkencore “Vepra të zgjedhura në fushën e sizmologjisë”, me autor profesor Eduard Sulstarova.

Akademiku Sulstarova u shqua për kontributin e tij të madh në ngritjen dhe konsolidimin e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, në formimin e kuadrove dhe të shkencëtarëve të rinj, si edhe në drejtimin për shumë vite të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave.

Studimet dhe botimet e tij u kthyen në referencë kryesore pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa kolegë vendas dhe të huaj vlerësuan rolin dhe rëndësinë e kërkimeve të tij shkencore. E gjithë veprimtaria e akademikut Eduard Sulstarova iu kushtua zhvillimit të sizmologjisë në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme