Aleksandër Vuçiç propozon masa për integrimin evropian, kërcënon me shkarkim ministra dhe drejtorë
Në një takim me ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç propozoi ngritjen e një ekipi operativ që do të drejtohet nga Daijel Apolostovic, ambasador i Serbisë në Bashkimin Evropian, dhe forcimin e kapaciteteve për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e tij drejt integrimit evropian, një rrugëtim që e cilësoi se po ecte me ritme të ngadalta.
Vuçiç theksoi se ekipi duhet të përbëhet nga tetë deri në dhjetë anëtarë që duhet të jenë ndo ditë në kontakt me njëri tjetrin përmes lidhjeve telefonike apo elektronike.
Ndër të tjera presidenti serb kritikoi ministrat për mos miratimin e rregulloreve që nuk kanë lidhje me çështje të ndjeshme si Kosova apo sanksionet kundër Rusisë. Duke iu drejtuar kryeministrit Djuro Macut, Vuçiç kërkoji që ministritë të informoheshin se të shërbyerit në kabinetin qeveritar gjatë këtyre kohëve të vështira nuk linte vend për pushime apo fundjava të gjata.
“Gati të gjithë ministrat po zbatojnë këtë praktikë zbavitjeje. Ose do të punojnë ose ti do të shkosh në parlament për shkatërrimin e tyre, ose në të kundërt këtë do ta bëj vet”, theksoi presidenti serb, duke theksuar se anëtarët e qeverisë nuk kanë të drejtë të vizitojnë destinacione turistike si qytetarët e tjerë të vendit.
Me largim nga detyra, ai kërcënoi edhe drejtorët e kompanive publike, të cilëve iu kërkoi të dorëheqësin nëse iu mungonte vullneti dhe dëshira për të ndryshuar gjërat. Vuçiç ndërkohë nuk përmendi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, një kërkesë kyçe e protestave studentore që kanë vijuar në vend që prej më shumë se një viti, por kritikoi takimin e mbajtur pak ditë më parë mes një grupi euro deputetësh që vizituan Beogradin dhe përfaqësuesve të opozitës, duke e cilësuar atë si më qesharakun në botë ndërsa e konsideroi të pacipë kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të organit ekzekutiv të BE-së për vendosjen e sanksione ndaj partisë progresiste të Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





