Melania Trump në Këshillin e Sigurimit, e para bashkëshorte e një lideri që drejton një takim të OKB-së

Amerikë | 7 muaj më parë

Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump drejtoi të hënën një takim të këshillit të sigurimit për fëmijët dhe arsimin, ndërsa SHBA vijon operacionet ushtarake në Iran. Komentet e Melania Trump u përqendruan në rolin e arsimit tek fëmijët në avancimin e tolerancës dhe paqes në botë. Në fjalën e  saj zonja e parë e SHBA-së shprehu ngushëllime për të afërmit e forcave amerikane që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Guximi dhe devotshmëria e tyre do të kujtohen përgjithmonë. Uroj që ata që janë plagosur të shërohen sa më shpejt. Jeni në mendimet dhe lutjet e mia gjatë këtyre kohëve sfiduese”, u shpreh ajo

Trump, e cila është një përkrahëse e zëshme e fëmijëve, gjithashtu u shpreh se SHBA ishte në krah të të gjithë fëmijëve në botë dhe shprehu shpresën që paqja të ishte sa më shpejt me ta.

“Paqja nuk ka përse të jetë e brishtë. Një paqe e qëndrueshme dhe që zgjat arrihet kur në shoqëri vlerësohen plotësisht dijet dhe mirëkuptimi. Vlera që I jepet arsimit nga udhëheqësit e kombeve formëson thelbin e sistemit të besimit të vendeve të tyre”, tha Zonja e Parë.

Fjalimi I trup për drejtimin e takimit të këshillit të sigurimit ishte planifikuar muajin e shkuar, para se  SHBA të merrte presidencën e radhës të organit të OKB-së. Melania Trump u bë edhe e para bashkëshorte e një lideri botëror që ka drejtuar ndonjëherë një takim të tillë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme