Përplasje qeveri-federatë, ndalet futbolli në Argjentinë

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Liga profesioniste e futbollit argjentinas ka konfirmuar grevën e saj të planifikuar për fundjavën e ardhshme gjatë raundit të nëntë të Turneut Apertura të Serie A. Iniciativa u njoftua javën e kaluar për të demonstruar mbështetje për presidentin e Federatës së Futbollit (AFA), Claudio “Chiqui” Tapia, i cili është nën hetim për korrupsion së bashku me Pablo Toviggino.

Greva përkon me thirrjen e Tapias dhe Tovigginos për t’u paraqitur para gjykatave si pjesë e një hetimi për mashtrim tatimor. Presidenti i AFA-s dhe krahu i tij i djathtë janë gjithashtu në qendër të hetimeve për pastrim parash dhe përvetësim.

Ditët e fundit, kanë dalë video që duket se tregojnë lëvizjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara. AFA u përgjigj duke i denoncuar këto si manovra të orkestruara nga qeveria, nga sistemi i drejtësisë dhe se hetimet bazoheshin në kundërshtimin e Tapias ndaj planit të presidentit Javier Milei për të transformuar klubet nga pronësia e ‘socios’, tifozëve, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të hapura për investime të huaja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme