Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

Serbi | 6 muaj më parë

Qeveria serbe ka vendosur të ndërhyjë fort në tregun e karburanteve duke ulur me 40 për qind akcizën e naftës për të frenuar rritjen e frikshme të çmimeve në pika e furnizimit.

Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi se ky vendim synon të garantojë sasi të mjaftueshme karburanti dhe kontroll mbi kostot që rëndojnë xhepat e qytetarëve.

“Ne po heqim dorë thuajse tërësisht nga të hyrat tona që të mbrojmë buxhetin e familjeve për sa kohë kemi rezerva të mëdha”, deklaroi kreu i shtetit serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.  

Sipas Vucic, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.

Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiqit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.

Vuçiq i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme. 

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur licencën e punës Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) deri më 17 prill 2026, ka bërë të ditur Ministria serbe për Miniera dhe Energji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme