Horoskopi i ditës nga Jorgo Pulla, parashikimet për 12 shenjat e zodiakut

Horoskop | 6 muaj më parë

Mundësi, propozime, marrëveshje apo edhe para. Si do të jetë fati i shkruar nga yjet për ju? Astrologu Jorgo Pulla sjell parashikimin e horoskopit për 12 shenjat e zodiakut.

Dashi:

Duke filluar nga dita e sotme e deri më datë 21-22 prill të lindurit e kësaj shenje kanë 2 mundësi të arta: ekonomia dhe stabilizimi i saj; një problematikë në çështje dashurie do të marrë zgjidhje. Deri në orën 16:04 rishikoni gabimet, sepse më pas gjërat rëndohen.

Disa ndikime dhe favorizime në lidhjet e dashurisë me peshore, bricjap dhe gaforre marrin zgjidhje. Një bashkim familjar apo problematikat me dokumentacionet, do të marrin zgjidhje. Një ofertë nuk do ju mungojë deri në mesditë.

Demi:

Periudha e artë për këtë shenjë. Planeti i parasë, dashurisë, dhembshurisë, korrektësisë ndodhet në shtëpinë tuaj, që është Afërdita. Është momenti i duhur për të zgjedhjen e duhur në ekonomi.

Një ofertë e largët vjen për ju të shenjës së Demit. Duhet të keni kujdes në marrje vendimi. Mundësitë dhe koha e duhur janë në shenjën tuaj. Një problem i vogël që keni pasur, do të marrë zgjidhje.

Binjakët:

Këto ditë kanë qenë të lodhshme për ju. Ditë të ndikuara nga fusha ekonomike, të bisedimeve të rëndësishme. Binjakët e dhjetëditëshit të dytë kanë një mundësi të artë, për një udhëtim dhe dokument që do të marrin. Një aplikim që mund të bëni për ditën e sotme është koha juaj.

Blerjet kanë ndikim shumë të mirë për pasuri të paluajtshme. Dhjetëditëshi i tretë është shumë i favorizuar në këtë aspekt. Lidhjet afatgjatë me shenjat e tokës, Demi, Virgjëresha, Bricjapi, nuk duhet t’i neglizhoni.

Gaforrja:

Kjo është koha e duhur sa i përket anës ekonomiko-financiare dhe karrierës. Po vjen ndryshimi i madh për të lindurit në shenjën e Gaforrës. Nëse do bëni një shitje, duhet të shihni mirë kontratën. Nga java e fundit e muajit mars deri në fund të muajit mund të dalin në sipërfaqe disa problematika të cilat duhet t’i rishikoni në detaje. Gaforret dhe në lidhje biznesi kanë mundësi të stabilizojnë gjërat.

Luani:

Moment i mirë mbi takimet dhe bisedimet. Koha për të kapur mundësitë për mundësi pune dhe lëvizje nga një shtet në tjetrin. Luanët dëgjojnë shumë dhe flasin pak prandaj kjo është dhe arma e tyre më e fortë. Kjo i bën të jenë korrekt me personat e tretë. Për sipërmarrjet e rëndësishme është momenti, gjërat po ndryshojnë për ju. Sa iu përket problematikave ligjore, koha e artë për të përfituar.

Virgjëresha:

Kanë shumë mundësi në çështje madhore, apo biznesi. Ajo që do ndikohet, ka të bëjë me mjekësinë, farmaceutikën, marketingun, apo shit-blerje. Kapni momentin për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Gjithçka mund të arrihet për ndryshime në anën ekonomiko-financiare.

Kjo kohë do ju diktojë shpejtimin e gjërave në çdo aspekt tuajin. Nëse do t’ju duhet për marrjen e një kreditimi, për një blerje e një shtëpie ose keni për shembull supozojmë 70% iu duhen dhe 30% jo, atëherë mos iu futuni fare çështjeve të kreditimeve sepse nuk është në të mirën tuaj, por gjithsesi shikojeni.

Peshorja:

Për peshoret duket se kjo periudhë është një periudhë mjaft ndikuese. Shenjat e ajrit, shenjat e zemrës dhe të shpirtit kanë të bëjnë shumë me punën, kanë të bëjë shumë me karrierën, kanë të bëjë shumë me disa ndryshime madhore. Mund të jetë një ndryshim i vogël, por është një hap shumë i madh në të ardhmen tuaj. Ajo që do të thotë punë, karrierë dhe stabilizim ekonomik, është një mundësi shumë e mirë dhe tepër pozitive mbi zhvillimet dhe ndryshime të mëdha që vijnë drejt jush, sepse peshoret gjithmonë e kanë pasur trurin e tyre duke pasur mendimet shumë të rëndësishme në fushën e karrierës suaj dhe momentet të arta që vijnë drejt jush.

Akrepi:

Me akrepët mund të zihesh shumë kollaj, por mund të pajtohesh për jetë. Zihesh sepse akrepi kërkon një drejtësi. Të tjerët ndërhyjnë në këtë aspekt dhe nuk e lënë që të flasë. Dhe prandaj akrepi ka një të drejtë të madhe të nevrikoset. Mundësitë që keni tani është në lidhje me punën tuaj. Do keni ndryshime në punë. Këto janë ndryshime për të mirën tuaj, jo diçka problematike.

Është një kohë e artë për ndryshime. Periudha më ideale që keni pasur ndonjëherë.

Shigjetari:

Pozicionimi i planeteve ju jep mundësinë ose kohën e duhur mbi disa takime shumë të rëndësishme.

Një burim i dytë të ardhurash është i mundur të ndodhi. Duke filluar nga dita e sotme, bisedimet që mund t’i bëni mbas orës 16:00 është një orë shumë e rëndësishme dhe ndikuese në anën tuaj.

Keni mundësi, keni kohën, keni rëndësi në atë çka doni të bëni, sepse çdo gjë është në dorën tuaj, çdo gjë arrihet falë suksesit dhe garancisë që juve keni në fushën e karrierës suaj. Është një moment mjaft i mirë dhe tepër pozitiv.

Bricjapi:

Bricjapët duket se kanë nisur një rrugëtim të ri drejt një çështje madhore ekonomike, financiare, drejt ndryshimeve që do të kenë në fushën e jetës së tyre. Kjo periudhë është mjaft e mirë, ka filluar që para një jave dhe deri në fund të muajit keni të gjithë kohën e duhur në dispozicion për të bërë rregullime, stabilizime, mundësi. Është koha e artë për ndryshime, për gjëra të rëndësishme, sepse kjo periudhë është periudha juaj dhe është momenti më i mirë i mundshëm. Stabilizimi ekonomiko-financiar është në anën tuaj.

Ujori:

Ujori është shenja më produktive për ditën e sotme dhe më pozitivja në atë çka kërkon. Kërkon anën ekonomike, kërkon në fushën e biznesit, në karrierë, në ndryshime, në vendime. Kësaj shenje i bëhen shumë padrejtësi, por ata e zgjidhin.

Një problem i vogël ekonomik nuk është për fajin e ujorëve, por është për fajin e kohës. Në këtë aspekt, po vjen një moment tani mjaft pozitiv. Ndryshime të mëdha po vijnë për shenjën e ujorit. Do keni oferta pune dhe ndryshime në karrierë.

Dhe jo vetëm kaq, por do kenë dhe një gëzim në familje. Kjo mund të jetë një ndikim shumë i mirë, një dokument që e presin nga familja e tyre.

Peshqit:

Peshqit duket se tani në këtë periudhë kanë ndikime shumë të mira. Hëna është në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë deri nga dreka deri nga ora 16:05 sepse më pas do pozicionohet në shenjën e Dashit.

I keni të gjitha mundësitë për të bërë zgjedhjen e duhur në ekonomi, apo në çështje pune. 10-ditëshi i parë i shenjës së peshqve ka pasur mjaft çështje problematike të pazgjidhura dhe kjo jo për fajin e tyre.

Kanë pasur mjaft probleme në fushën ekonomike prej gati tre vitesh, por vjen një moment tani që çdo gjë shkon mbarë, çdo gjë arrihet falë zgjuarsisë dhe maturisë së tyre.

Për ju që keni jeni në diasporë dhe jeni në kërkim për një dokumentacion ose doni të lëvizni nga një qytet në qytet tjetër, e keni mundësinë për 30 ditë, prandaj mos e lini pas dore. Kjo ditë e sotme është e shkëlqyer përsa i përket bisedimeve, aplikimeve apo gjërave të tjera që do të keni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme