Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

Horoskop | 14 minuta më parë

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin astrologjik për 12 shenjat e horoskopit, duke sjellë lajme pozitive në fushën e ekonomisë, karrierës dhe dashurisë. Sipas tij, kjo periudhë favorizon veçanërisht shenjat e zjarrit, të cilat do të kenë mundësi të rëndësishme për stabilizimin financiar dhe ndryshime në jetën sentimentale. Gjatë parashikimit të tij, Pulla është ndalur te secila shenjë, duke evidentuar mundësitë e reja profesionale, zgjidhjen e problemeve të vjetra dhe njohjet që mund të shndërrohen në lidhje serioze.

Dashi

Për të lindurit në shenjën e Dashit, kjo është një periudhë e rëndësishme për ndryshime dhe stabilizim financiar. Sipas astrologut, keni mundësinë të zgjidhni një problem madhor në karrierë. Shenjat e zjarrit janë ndër më të favorizuarat për çështjet ekonomike dhe rikthimin e dashurisë së munguar. Dhjetëditëshi i dytë do të përballet me ndryshime të rëndësishme, ndërsa për dhjetëditëshin e tretë është momenti ideal për të nisur një punë apo projekt biznesi. Në dashuri, lidhjet me Peshoren janë veçanërisht të favorizuara.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit do të kenë mundësi të mira për zhvillime në karrierë dhe çështjet financiare. Ndikimi i Afërditës favorizon ndryshimet dhe vendimet e rëndësishme. Kjo periudhë është veçanërisht e mirë për dokumentacionin dhe zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur pezull prej kohësh. Dhjetëditëshi i tretë është mjaft i favorizuar, ndërsa në dashuri lidhjet me Shigjetarin mund të sjellin zhvillime pozitive.

Binjakët

Për Binjakët, astrologu këshillon kujdes me informacionet dhe fjalët që vijnë nga të tjerët, pasi jo gjithçka që dëgjoni mund të jetë e vërtetë. Mërkuri në shenjën e Akrepit pritet të nxjerrë në pah disa të vërteta dhe të sjellë zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Në dashuri, dhjetëditëshi i tretë ka mundësi të zgjidhë konflikte të vjetra. Lidhjet me Virgjëreshën dhe Peshqit janë të favorizuara.

Gaforrja

Gaforret do të kenë mundësi të rëndësishme në aspektin ekonomik dhe financiar. Sipas Jorgo Pullës, ndikimet planetare sjellin ndryshime në karrierë dhe në pozicionet drejtuese. Disa fjalë apo keqkuptime që mund të dalin në sipërfaqe do të jenë kalimtare dhe nuk duhet t’ju shqetësojnë. Në dashuri, një njohje mund të shndërrohet në lidhje serioze. Bricjapi dhe Shigjetari i dhjetëditëshit të parë janë ndër shenjat me ndikim pozitiv në jetën tuaj sentimentale.

Luani

Luani është një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe, veçanërisht në ekonomi, karrierë dhe vendime të rëndësishme. Dhjetëditëshat e kësaj shenje do të jenë të përqendruar te puna dhe marrja e roleve drejtuese. Edhe në dashuri priten zhvillime pozitive, pasi keqkuptimet e mëparshme mund të marrin fund. Për ata që kanë përjetuar një ndarje me Peshqit, ekziston mundësia e një rifillimi. Ndërsa beqarët mund të krijojnë një njohje serioze me Akrepin.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat, planet afatgjata janë në rrugë të mbarë. Astrologu parashikon dy takime të rëndësishme me persona që mund të ndikojnë në karrierën tuaj. Mund të hapet një pozicion i ri pune dhe ju të jeni ndër kandidatët kryesorë për ta marrë atë. Kjo është një periudhë e favorshme për ndryshime profesionale dhe role drejtuese. Në aspektin sentimental, lidhjet me Peshqit e dhjetëditëshit të parë dhe Shigjetarin e dhjetëditëshit të tretë janë të favorizuara.

Peshorja

Peshoret kanë përpara një periudhë të mirë për stabilizimin ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve financiare. Ndikimi i Afërditës dhe Mërkurit favorizon çështjet ekonomike, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në aspektin sentimental, lidhjet me Ujorin e dhjetëditëshit të parë dhe Gaforren e dhjetëditëshit të tretë mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.

Akrepi

Akrepat e dhjetëditëshit të parë duhet të tregojnë pak më shumë kujdes, veçanërisht nëse planifikojnë të kryejnë një shitje apo të nisin një udhëtim. Astrologu këshillon të marrin informacionin e nevojshëm përpara se të marrin vendime. Megjithatë, në aspektin financiar, biznes dhe karrierë, kjo periudhë sjell ndikime pozitive dhe mundësi të reja. Në dashuri, lidhjet me Luanin e dhjetëditëshit të parë dhe Ujorin e dhjetëditëshit të tretë janë të favorizuara.

Shigjetari

Shigjetarët janë ndër përfituesit kryesorë të kësaj periudhe. Të 30 ditët e shenjës kanë mundësi të mira ekonomike dhe financiare për të ndërmarrë iniciativa të reja dhe për të realizuar ndryshime të rëndësishme në karrierë. Sipas Pullës, është momenti i duhur për të stabilizuar ekonominë dhe për të vënë në jetë planet e dëshirat tuaja. Në dashuri, Virgjëresha e dhjetëditëshit të parë dhe Peshorja e dhjetëditëshit të tretë janë kombinime shumë të favorshme. Mund të ketë fejesa, martesë apo bashkim familjar.

Bricjapi

Për Bricjapët priten lajme të mira, veçanërisht në aspektin ekonomik. Edhe pse mund të përballeni me komente apo kritika nga të tjerët, kjo nuk duhet t’ju ndikojë në vendimet tuaja. Një lajm pozitiv mund të lidhet me studimet, marrjen e një dokumenti të rëndësishëm, çështje ligjore apo prona të paluajtshme. Edhe debatet familjare mund të marrin zgjidhje. Në dashuri, Gaforrja e dhjetëditëshit të parë dhe Shigjetari i dhjetëditëshit të tretë janë më të favorizuarit.

Ujori

Ujorët mund të jenë në qendër të diskutimeve për çështje pune dhe dokumentacioni. Për ata që kanë ndryshuar pozicion pune apo kanë në plan një udhëtim të lidhur me karrierën, priten zhvillime pozitive. Një problem i vjetër profesional mund të marrë zgjidhje. Dhjetëditëshi i tretë favorizohet veçanërisht në çështjet që lidhen me pronat e paluajtshme dhe dokumentet. Në dashuri, Luanët e dhjetëditëshit të parë dhe Demat e dhjetëditëshit të tretë janë të favorizuar. Mundësi pozitive ka edhe në raportet me Akrepin.

Peshqit

Peshqit hyjnë në një periudhë të rëndësishme ndryshimesh, veçanërisht në karrierë dhe në aspektin profesional. Astrologu parashikon një ofertë të rëndësishme, e cila mund të vijë gjatë ditës. Megjithatë, këshillon që të tregoni kujdes me detajet e vogla përpara se të pranoni një marrëveshje apo propozim, veçanërisht për çështjet financiare. Në dashuri, lidhjet me Virgjëreshën e dhjetëditëshit të parë, Shigjetarin e dhjetëditëshit të tretë dhe Bricjapin e dhjetëditëshit të dytë janë mjaft të favorizuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme