Mundësi dhe vendime të rëndësishme, parashikimi i Horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla
Dashi
Sot është dita juaj për të bërë ndryshime në karrierë dhe për të përfituar nga mundësitë që ju ofron Hëna e Re. Çështje të lëna pezull më parë mund të zgjidhen tani. Marrëveshjet e reja, vendimet për punë dhe takimet e rëndësishme janë të favorshme. Përfitoni sidomos në marrëdhëniet personale dhe bashkëpunimet me shenjën e Peshores.
Demi
Hëna e Re sjell stabilitet dhe mundësi të artë për punë dhe çështje financiare. Është momenti ideal për të përfunduar projekte të nisura më parë dhe për të rregulluar marrëdhënie të rëndësishme. Në dashuri, koha është e favorshme për rikthime ose për të konkretizuar marrëdhënie të hershme.
Binjakët
Kohë e përshtatshme për zhvillime profesionale dhe financiare. Edhe pse mund të keni dilema, stabilizimi është i mundur. Marrëveshje ekonomike, bisedime të rëndësishme dhe takime do të sjellin përfitime. Në dashuri, periudha është e favorshme për lidhje të reja ose për përmirësim të marrëdhënieve ekzistuese.
Gaforrja
Ekonomia dhe burimet e ardhura të dyta janë të favorizuara. Hëna e Re ju jep mundësi të reja për të vendosur bazat e suksesit dhe për të marrë vendime të rëndësishme në karrierë. Marrëdhëniet personale me Dashin dhe Pesoren janë të favorizuara.
Luani
Sot mund të zgjidhni çështje financiare dhe profesionale të rëndësishme. Koha është e favorshme për marrëveshje, vendime të mëdha dhe stabilizim. Marrëdhëniet me Binjakët dhe Gaforren janë të mbështetura nga ndikimi planetar.
Virgjëresha
Në këtë periudhë, mund të përfitoni nga mundësi të reja pune dhe bisedime ekonomike. Çështjet e lëna pas dore mund të stabilizohen. Marrëdhëniet me Ujorin dhe Akrepin janë të favorshme për zgjidhje të suksesshme.
Peshorja
Studimet ekonomike dhe marrëveshjet janë të favorshme. Për ata që janë në diasporë, dokumentacionet dhe aplikimet do të kenë sukses. Hëna e Re në Dash favorizon marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e reja, si dhe stabilitetin financiar.
Akrepi
Mundësi të artë për të zgjidhur problemet e mëparshme në punë dhe karrierë. Edhe nëse do të ndryshoni punë, kjo sjell përfitime. Marrëdhëniet shpirtërore me Gaforren dhe Ujorin janë të favorshme. Fundjava është ideale për vendime të rëndësishme.
Shigjetari
Përfitoni nga ndikimet pozitive për vendime në punë dhe ekonomi. Stabilizimi i çështjeve financiare dhe marrëveshjeve të mëdha është i mundur. Marrëdhëniet me Binjakët dhe Peshoret e ditës së tretë janë të favorshme.
Bricjapi
Ditë e mirë për nisma të reja profesionale dhe bisedime të rëndësishme. Për ata që janë në diasporë, mund të ketë ndryshime pozitive në punë ose në pasuri të paluajtshme. Marrëdhëniet me Gaforren, Peshoren dhe Peshkun janë të favorshme.
Ujori
Koha është e favorshme për të rregulluar çështje të mbetura pezull. Marrëdhëniet shpirtërore dhe financiare janë të stabilizuara. Fundjava është ideale për vendime në dashuri dhe bashkëpunime familjare.
Peshqit
Sot mund të rregulloni çështje të punës dhe karrierës. Marrëveshjet e rëndësishme dhe vendimet pozitive janë të mundshme. Marrëdhëniet me Luanët dhe Bricjapët e ditës së parë janë të favorshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





