Horoskopi/ Ja çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat sot

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin e yjeve për ditën e sotme sipas 12 shenjave të zodiakut.
Dashi
Një ditë me dinamizëm dhe mundësi të reja në punë. Favorizohen takimet dhe bashkëpunimet, por këshillohet kujdes në firmosjen e dokumenteve. Në dashuri, ndikime pozitive me shenjat e tokës.
Demi
Fillon një periudhë e rëndësishme për ju. Hapen mundësi në ekonomi dhe karrierë, si dhe zgjidhen çështje të mbetura pezull, veçanërisht dokumentare dhe profesionale.
Binjakët
Ditë e favorshme për komunikim dhe takime. Rekomandohet të dëgjoni më shumë dhe të veproni me maturi në vendime profesionale.
Gaforrja
Zgjidhje të rëndësishme në çështje personale dhe profesionale. Takime të vlefshme gjatë ditës, me rezultate pozitive në vijim.
Luani
Periudhë me ngarkesë në punë dhe familje, por njëkohësisht edhe me mundësi rikuperimi dhe stabilizimi. Favorizohen projektet afatgjata.
Virgjëresha
Një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Zgjidhje problemesh të vjetra dhe hapje e mundësive të reja në karrierë dhe vendimmarrje.
Peshorja
Ditë që kërkon kujdes dhe vëmendje, veçanërisht në çështje financiare dhe kontrata. Rekomandohet maturi në vendime të rëndësishme.
Akrepi
Mundësi për përmirësim në punë dhe ekonomi, por me këshillën për të shmangur vendimet e nxituara financiare. Periudhë stabilizimi.
Shigjetari
Ditë shumë pozitive për zhvillime profesionale dhe financiare. Mundësi të reja dhe perspektiva afatgjata në karrierë.
Bricjapi
Takime dhe vendime të rëndësishme në punë. Mundësi për përparim profesional dhe mbështetje nga persona të tretë.
Ujori
Ditë me zgjidhje të menjëhershme për çështje të mbetura pezull. Favorizohen vendimet e rëndësishme në jetën personale dhe profesionale.
Peshqit
Ditë e rëndësishme për punën dhe çështjet ligjore. Zgjidhen problematika të vjetra dhe vijnë lajme pozitive gjatë ditës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





