Horoskopi sipas Jorgo Pullës, sot dita e ndryshimeve të mëdha
Hëna ndodhet në shenjën e Bricjapit, duke sjellë energji për nisma të reja, por edhe kujdes në vendimmarrje. Periudha deri më 17 Maj lidhet me përgatitjen e Hënës së re, ndaj është koha e duhur për stabilizime dhe ndryshime të mëdha.
Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) dhe të ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) janë më të favorizuara sot në fushën e punës, ekonomisë dhe komunikimit.
Dashi
Mundësi për nisma të reja në karrierë dhe biznes. Takime të papritura financiare dhe udhëtime që sjellin zgjidhje. Dashuria stabilizohet pas një periudhe tensioni.
Demi
Periudhë e artë për stabilizime ekonomike dhe financiare. Mund të merrni një ofertë pune ose të bëni një lëvizje të rëndësishme profesionale. Në dashuri, lidhjet me Akrepin dhe Virgjëreshën janë pozitive.
Binjakët
Zgjidhje për çështje ligjore dhe financiare. Mundësi të reja në pasuri të paluajtshme dhe punë private. Në dashuri, lidhjet me Ujorin dhe Virgjëreshën sjellin surpriza të këndshme.
Gaforrja
Oferta pune dhe mundësi drejtimi, por kujdes me shëndetin dhe kohën. Stabilizim i marrëdhënieve shpirtërore, sidomos me Ujorin dhe Shigjetarin.
Luani
Periudhë sfiduese, por shumë pozitive për karrierën. Mund të merrni një punë të rëndësishme. Kujdes me ndërhyrjet e të tjerëve. Në dashuri, lidhjet me Demin dhe Ujorin janë të favorshme.
Virgjëresha
Koha e komunikimeve dhe mundësive të arta. Ndryshime të mëdha në punë dhe ekonomi. Në dashuri, lidhjet me Demin dhe Bricjapin janë ideale.
Peshorja
Oferta të reja pune dhe ndryshime të rëndësishme ekonomike. Kujdes me kontratat afatgjata. Në dashuri, lidhjet me Gaforren dhe Peshqit janë të forta.
Akrepi
Mos u kapni pas së shkuarës. Mundësi për stabilizim pas datës 17 Maj. Në dashuri, lidhjet me Demin dhe Peshqit janë të favorshme.
Shigjetari
Fokus tek ekonomia dhe kontratat. Dokumente të rëndësishme sjellin stabilitet. Në dashuri, lidhjet me Virgjëreshën dhe Peshqit janë pozitive.
Bricjapi
Hëna në shenjën tuaj sjell mundësi të arta në punë dhe ekonomi. Stabilizime të mëdha dhe triumf në karrierë. Në dashuri, lidhjet me Peshoren janë ideale.
Ujori
Periudhë shumë pozitive për stabilizim ekonomik dhe financiar. Mundësi të arta deri në fund të vitit. Në dashuri, lidhjet me Gaforren dhe Shigjetarin janë të favorshme.
Peshqit
Zgjidhje për konflikte të vjetra dhe stabilizim në punë. Kujdes me blerjet e mëdha, shtyjeni pas datës 14 Maj. Në dashuri, lidhjet me Bricjapin, Gaforren dhe Peshoren janë ideale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





