Protesta e opozitës, Policia e Tiranës: U lënduan 3 efektivë nga hedhja e molotovëve, procedohen penalisht 7 protestues

Aktualitet | 6 muaj më parë

Tre efektivë janë lënduar gjatë protestës së Partisë Demokratike mbrëmjen e 8 majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa 7 protestues janë proceduar penalisht.

Policia e Tiranës ka raportuar se disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), përdorën lëndë piroteknike dhe sende të forta kundër punonjësve të rendit. Për pasojë, u lënduan tre punonjës policie.

Forcat e rendit proceduan penalisht 7 shtetas, nga të cilët, 6 persona akuzohen për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Një tjetër person, i cili është edhe deputet, akuzohet për “Organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

“Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas. Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë veprimeve, policia sekuestroi një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Ndërkohë, ditën e djeshme, opozita zhvilloi protestën kombëtare, ku nuk munguan incidentet dhe hedhja e molotovëve si në protestat e kaluara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme