Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Amerikë | 5 muaj më parë

Donald Trump u prit me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare madhështore pas mbërritjes në Pekin.

Presidenti amerikan zbriti nga avioni presidencial “Air Force One” rreth orës 19:50 me orën lokale (07:50 ET), ndërsa një tapet i kuq e shoqëroi deri te autokolona zyrtare.

Garda e nderit u rreshtua në të dy anët e pistës, ndërsa qindra të rinj kinezë valëvitnin flamujt kombëtarë dhe brohorisnin për ardhjen e tij. Një bandë ushtarake interpretoi muzikë ceremoniale gjatë pritjes zyrtare.

Teksa zbriste shkallët e avionit, Trump bëri edhe një gjest karakteristik me grusht në ajër në ritmin e muzikës, përpara se të vazhdonte drejt ceremonisë së mirëseardhjes.

Presidenti amerikan shoqërohej nga djali i tij Eric Trump dhe nusja Lara Trump, si edhe nga Elon Musk, Marco Rubio dhe Pete Hegseth.

Trump u prit nga zëvendëspresidenti kinez Han Zheng, ambasadori amerikan në Kinë David Perdue, ambasadori kinez Xie Feng dhe zv.ministri i Jashtëm Ma Zhaoxu.

  • Ky është udhëtimi i parë në Kinë i Trump si president në mandatin e dytë, ndërsa kërkon të rikthejë ndikimin dhe prestigjin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare pas tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

    Vizita dyditore zhvillohet në një moment delikat për administratën amerikane, ndërsa lufta në Iran ka hyrë në muajin e tretë dhe tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të mbeten të larta. Konflikti pritet të ndikojë në atmosferën e bisedimeve mes dy liderëve, sidomos për shkak të rolit që Kina luan si partneri më i madh ekonomik i Iranit.

    Vizita konsiderohet me rëndësi të lartë diplomatike dhe po ndiqet me interes të madh ndërkombëtar.


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme