Horoskopi i ditës së sotme për të gjitha shenjat, parashikimi sipas Jorgo Pullës

Horoskop | 5 muaj më parë

Sot është një ditë e fortë për negociata, kontakte dhe vendime të mëdha. Shenjat e tokës dhe ajrit janë veçanërisht të favorizuara.

Dashi

Një ditë pozitive për takime dhe bisedime të rëndësishme. Mundësi të arta për 10‑ditëshin e parë dhe të tretë. Kujdes të mos e teproni me entuziazmin.

Demi

Afërdita favorizon çështjet financiare. Mundësi për vendime të mëdha dhe stabilizim ekonomik. Kujdes me kokëfortësinë, sidomos 10‑ditëshi i tretë.

Binjakët

Ditë e Jupiterit, shumë pozitive për kontrata, udhëtime dhe dokumentacione. Fitime të mëdha për ata në diasporë. Mundësi të arta në negociata.

Gaforrja

Koha ideale për kontakte pune dhe negociata. 10‑ditëshi i parë dhe i dytë janë shumë të favorizuar. Mundësi për një punë të dytë dhe zhvillime të mëdha.

Luani

Zgjidhje keqkuptimesh dhe stabilizim ekonomik. Mundësi për kontrata të rëndësishme. Periudhë e artë për blerje dhe dashuri me Ujorin ose Demin.

Virgjëresha

Koha e duhur për zgjedhje ekonomike dhe negociata. Mundësi për punë të rëndësishme dhe vendime të mëdha. Kujdes me marrëdhëniet me Peshkun dhe Binjakët.

Peshorja

Afërdita dhe Mërkuri sjellin mundësi të arta. Favorizim nga përballja me Dashin. Kujdes në dashuri, por komunikimi shpirtëror është i fortë.

Akrepi

Ditë e mirë për pasuri të paluajtshme dhe negociata. Mund të ketë shtyrje në çështje ligjore, por suksesi është i sigurt. Lidhje pozitive me Luanin dhe Ujorin.

Shigjetari

Kini kujdes me vendimet e nxituara. Mundësi për punë të rëndësishme, por kërkon durim. Kujdes me humbjen e imazhit. Lidhje pozitive me Binjakët dhe Virgjëreshën.

Bricjapi

Ditë pozitive për kontakte dhe diskutime. Mundësi për vendime të mëdha. Kujdes me çështjet e lëna pezull. Në dashuri, lidhje të forta me Virgjëreshën dhe Dashin.

Ujori

Urani sjell zhvillime të mëdha, sidomos pasdite. Mundësi për punë të reja dhe negociata. Edhe nëse shtyhen, është për të mirë. Lidhje shpirtërore me Demin dhe Virgjëreshën.

Peshqit

Mundësi ekonomike dhe vendime të rëndësishme. Kujdes me shitjet e pasurive të paluajtshme, lexoni detajet me kujdes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme