Karakaçi në Athinë: Shqipëria dhe Greqia përforcojnë bashkëpunimin energjetik

Ekonomi | 6 muaj më parë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Stavros Papastavrou, në kuadër të Konferencës së Energjisë në Athinë.

Gjatë bisedës, u diskutua për bashkëpunimin aktual mes dy vendeve dhe projektet e përbashkëta strategjike në fushën e energjisë. Një nga temat kryesore ishte plani për një linjë të re interkonjeksioni që do të lidhë rrjetet elektrike të Shqipërisë dhe Greqisë, duke përmirësuar sigurinë energjetike rajonale.

“Me Ministrin e Energjisë dhe Mjedisit në Greqi, Stavros Papastavrou, në kuadër të Konferencës së Energjisë të mbajtur në Athinë, diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona dhe mbi projekte me rëndësi të përbashkët. Theksuam rëndësinë e një linje interkonjeksioni të re, që Shqipëria dhe Greqia po planifikojnë së bashku”, shkruan Karakaçi.

Ministrat theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet bursave të energjisë në të dy vendet, një proces që ka sjellë eficiencë dhe siguri të shtuar në operimin e transaksioneve energjetike.

“Vlerësuam bashkëpunimin e mirë ndërmjet bursës shqiptare të energjisë dhe të Greqisë, që ka ofruar siguri të shtuar sa i takon operimit dhe efiçencës së transaksioneve”, shkruan ministri.

Ky takim shërben si nxitje për thellimin e marrëdhënieve energjetike mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke u fokusuar në projekte që mbështesin stabilitetin dhe integrimin rajonal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme