Parashikimi i yjeve nga astrologu Jorgo Pulla, ja ç’thonë yjet për 12 shenjat e zodiakut

Dashi
Një periudhë e re dhe shumë pozitive nis për ju. Marsi ju jep energji për nisma të rëndësishme në punë, ekonomi dhe dashuri. Problemet e lëna pezull marrin zgjidhje, sidomos për ata në diasporë apo me çështje ligjore. Një njohje mund të kthehet në lidhje serioze, ndërsa lajmet e mira dhe udhëtimet favorizohen.
Demi
Koha punon në favorin tuaj. Çështjet ekonomike, bankare dhe profesionale marrin drejtimin e duhur. Mund të firmosni kontrata të rëndësishme ose të merrni vendime të mëdha për karrierën. Në dashuri vjen stabilizimi, ndërsa një e vërtetë del në dritë duke ju favorizuar.
Binjakët
Zgjidhni probleme që prej kohësh ju kanë shqetësuar, sidomos në ligj dhe karrierë. Financat përmirësohen dhe mundësitë e reja janë pranë. Mërkuri ju jep zgjuarsi dhe intuitë për të marrë vendimet e duhura. Në dashuri favorizohen lidhjet serioze dhe planet për të ardhmen.
Gaforrja
Një periudhë e artë për ndryshime, studime, udhëtime dhe çështje ekonomike. Përkushtimi juaj shpërblehet dhe gëzimet nuk mungojnë. Në dashuri duhet të tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit, pasi mund të lini pas dore ndjenjat për shkak të punës.
Luani
Pas një periudhe të vështirë, vijnë zgjidhje dhe surpriza pozitive. Takimet e rëndësishme mund të sjellin lajme të mëdha në punë dhe familje. Beqarët kanë shanse të forta për njohje serioze, ndërsa debatet në çift janë kalimtare.
Virgjëresha
Ndryshime të rëndësishme në punë dhe vendbanim favorizohen. Një çështje ligjore mund të shtyhet, por kjo do të jetë në favorin tuaj. Në dashuri rikthehen ndjenjat dhe pajtimet, sidomos me persona që keni pasur debate.
Peshorja
Afërdita ju favorizon në udhëtime, punë dhe njohje të reja. Mund të hidhni hapa seriozë në dashuri, si fejesa apo afrimi mes familjeve. Energjia është pozitive dhe ju ndihmon të ecni përpara me siguri.
Akrepi
Ekonomia dhe stabiliteti marrin përmirësim të madh. Mund të bëni blerje apo investime të rëndësishme. Kujdes me çështjet ligjore, sidomos për 10-ditëshin e dytë. Në dashuri ndikimet janë shumë të favorshme dhe sjellin afrim familjar.
Shigjetari
Çështjet ligjore dhe profesionale marrin zgjidhje. Një punë e re ose një mundësi e dytë ekonomike është shumë pranë. Favorizohen dokumentet, aplikimet dhe takimet e rëndësishme. Në dashuri kërkohet më shumë vëmendje dhe komunikim.
Bricjapi
Ofertat profesionale dhe financiare janë shumë të favorshme. Një periudhë ideale për vendime të mëdha dhe stabilizim. Dashuria favorizohet sidomos për lidhjet serioze dhe afatgjata. Koha është në anën tuaj.
Ujori
Mos i kushtoni rëndësi fjalëve pas krahëve. Keni energjinë dhe mundësinë për të realizuar synimet tuaja. Në dashuri lidhjet bëhen më të forta dhe favorizohen njohjet me perspektivë afatgjatë.
Peshqit
Një takim i anuluar apo një vonesë rezulton në favorin tuaj. Çështjet bankare dhe ekonomike marrin zgjidhje, ndërsa një ofertë pune sjell ndryshim pozitiv. Në dashuri periudha është shumë e mirë për stabilitet dhe afrim emocional.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





