Horoskopi i ditës për secilën shenjë, sipas parashikimit të Jorgo Pullës

Horoskop | 4 muaj më parë

Dashi

Kujdes me vendimet e shpejta, sidomos në punë. Grindjet dhe debatet shmangen deri në orën 14:00, pastaj situata qetësohet. Në ekonomi pasdite hapen mundësi të reja.

Demi

Sot është mirë të rishikoni gjërat para se të nisni diçka të re. Në dashuri, lidhjet me Luanin dhe Ujorin janë të favorizuara. Kujdes me detajet e vogla që mund të prishin planet.

Binjakët

Një periudhë e artë për zgjidhjen e problemeve të vjetra. Takime dhe mundësi të reja në karrierë. Nga ora 14:00 deri 18:00, bisedime financiare të suksesshme.

Gaforrja

Kujdes me dokumentet dhe marrëveshjet, mund të ketë vonesa. Në punë, ruani sekretet dhe mos i ndani menjëherë. Në dashuri, lidhjet me Bricjapin janë ideale.

Luani

Mund të ketë ndryshime në punë, por janë pozitive. Kujdes me pakujdesitë (çelësa, celularë). Sot është ditë e mirë për planifikime financiare afatgjata.

Virgjëresha

Vendimet e rëndësishme është më mirë të shtyhen. Në karrierë, ndryshimet e mëdha do të sjellin stabilitet. Në dashuri, lidhjet me Peshqit janë të favorshme.

Peshorja

Takime dhe bisedime të rëndësishme pas orës 17:00. Kujdes me çështjet ligjore, mund të shtyhen. Në dashuri, lidhjet me Gaforren dhe Dashin janë perfekte.

Akrepi

Sot është koha për të rishikuar dokumentet dhe çështjet e vjetra. Mundësi për një udhëtim të rëndësishëm. Në dashuri, lidhjet me Virgjëreshën dhe Dashin janë pozitive.

Shigjetari

Periudhë e artë për ndryshime në karrierë dhe ekonomi. Mundësi për udhëtime të frytshme. Në dashuri, lidhjet me Peshqit dhe Virgjëreshën janë ideale.

Bricjapi

Sot lodhje dhe ndikime të forta, mos merrni vendime të nxituara. Kujdes me premtimet e rreme. Në dashuri, lidhjet me Dashin dhe Peshoren janë të favorshme.

Ujori

Shumë punë në duar, kujdes me gabimet e rastësishme. Mundësi të mëdha në ekonomi dhe biznes. Në dashuri, lidhjet me Akrepin dhe Binjakun janë pozitive.

Peshqit

Ditë me ndikime të forta planetare, mos nxitoni në vendime. Kujdes me punën dhe ekonominë, rishikoni detajet. Në dashuri, mund të rikthehet një lidhje e vjetër me Binjakun.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme