Horoskopi i ditës sipas Jorgo Pullës

Horoskop | 4 muaj më parë

Mundësitë janë aty, por kërkojnë veprim. Mos u ndikoni nga thashethemet dhe analizoni me kujdes çdo ofertë apo vendim të rëndësishëm. Shenjat më të favorizuara të ditës janë Demi, Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Dashi

Një ditë e favorshme për punë, karrierë dhe zgjidhjen e problemeve të vjetra. Mund të merrni një ofertë interesante ose një lajm pozitiv. Në dashuri, familja dhe çështjet personale sjellin surpriza të këndshme.

Demi

Jeni ndër përfituesit kryesorë të ditës. Sukses në karrierë, financa dhe çështje që kanë mbetur pezull. Për ata që jetojnë jashtë vendit, mund të hapen mundësi të reja profesionale.

Binjakët

Takime, negociata dhe biseda të rëndësishme favorizohen. Financat tregojnë përmirësim. Në jetën sentimentale mund të ketë zhvillime pozitive dhe njohje interesante.

Gaforrja

Një nga shenjat më të favorizuara. Mundësi për ndryshime të mëdha ekonomike dhe profesionale. Në dashuri priten pajtime, rikthime ose hapa seriozë në marrëdhënie.

Luani

Fokusi është te puna dhe financat. Mund të lindin mundësi të reja biznesi ose bashkëpunimi. Pasditja sjell energji pozitive dhe takime të rëndësishme.

Virgjëresha

Karriera dhe ekonomia marrin hov. Një ofertë pune ose projekt i ri mund të kërkojë vëmendje të veçantë. Lexoni me kujdes detajet para se të pranoni çdo marrëveshje.

Peshorja

Një periudhë e mirë për karrierën dhe biznesin. Takimet e sotme mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj profesionale. Në dashuri, emocionet janë të forta, por kërkohet durim.

Akrepi

Ditë shumë pozitive për çështje financiare, ligjore dhe profesionale. Nëse prisni një vendim apo përgjigje, shanset janë në favorin tuaj. Fundjava premton pajtime familjare.

Shigjetari

Planifikoni mirë shpenzimet dhe projektet. Keni energji dhe ide, por duhet të shmangni nxitimin. Në dashuri është koha të tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Bricjapi

Një nga shenjat më me fat të ditës. Financat, puna dhe stabiliteti personal marrin mbështetje të fortë. Vendimet që merrni tani mund të japin rezultate afatgjata.

Ujori

Pas një periudhe reflektimi, gjërat fillojnë të qartësohen. Mund të zgjidhni një çështje financiare ose familjare që ju ka shqetësuar prej kohësh. Besoni logjikës suaj.

Peshqit

Ditë shumë e mirë për punë, karrierë dhe stabilitet ekonomik. Mund të merrni lajme të papritura pozitive ose të realizoni një dëshirë të rëndësishme. Dashuria favorizohet gjatë fundjavës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme