Presidenti serb në Samitin BE- Ballkani Perëndimor: Diskutova për të ardhmen e vendit

Serbi | 4 muaj më parë

Gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, atë të Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, kreun e Elizesë Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç bëri me dije se diskutuan mbi përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE, përfshirë reformat për sundimin e ligjit, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e rekomandimeve nga institucionet evropiane.

 “Ishte një takim i rëndësishëm rreth të ardhmes evropiane të Serbisë, procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe hapave që po ndërmarrim brenda agjendës sonë të reformave. Theksova se Serbia do të përmbushë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias në përputhje me standardet evropiane”, tha Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se e pret që BE të paraqesë dhe përmirësojë metodologjinë e re të zgjerimit, e cila do të forcojë më tej procesin e integrimit evropian të vendeve kandidate.

Më herët, duke iu drejtuar mediave që po ndjekin samitin e Tivatit, Vuçiç komentoi edhe kërkesën e Agjencisë serbe të Sigurisë për të mos shkuar në Mal të Zi dhe vendimin e autoriteteve malazaze për të kthyer në Beograd rreth 90 serbëve që kishin mbërritur në qytetin ku mbahet takimi.

Lidhur me këta të fundit, presidenti serb u shpreh se ishin një grup aktivistësh që nuk bënë asgjë të gabuar dhe me vete mbanin vetëm banderola.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme