Bisedimet SHBA-Iran ditën e diel, JD Vance fluturon drejt Zvicrës

Amerikë | 3 muaj më parë

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është nisur sot për në Zvicër para bisedimeve me Iranin, teksa pritet t’i bashkohet Witkoffit, Kushnerit dhe kryeministri i Katarit.

Sipas mediave amerikane JD Vance,  ka fluturuar për në Zvicër për të marrë pjesë në negociatat e nesërme me Iranin, që do të zhvillohen në resortin alpin të Bürgenstock.

Gjithashtu në Zvicër kanë mbërritur të dërguarit specialë të Presidentit Donald Trump, si Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Gjithashtu, kanë arritur edhe zyrtarë të lartë nga vendet ndërmjetësuese, përfshirë kryeministrin e Katarit.

Media shtetërore iraniane raporton se ekipi negociator i Teheranit përfshin Kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, si dhe zyrtarë të Bankës Qendrore dhe të naftës, disa prej të cilëve kanë mbërritur tashmë në vendin e bisedimeve.

Pakistani, si një nga ndërmjetësuesit, i ka përshkruar bisedimet si “teknike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme