Horoskopi ditor nga Jorgo Pulla, mundësi të reja dhe zhvillime të rëndësishme për 12 shenjat e zodiakut

Horoskop | 3 muaj më parë

Dashi

Një ditë e favorshme për kontrata, marrëveshje dhe vendime të rëndësishme financiare. Mundësitë në punë dhe biznes do të jenë të shumta, sidomos për ata që merren me investime apo pasuri të paluajtshme. Në dashuri, shmangni thashethemet dhe dëgjoni zemrën tuaj.

Demi

Ndryshime pozitive në karrierë dhe mundësi për role drejtuese. Këshillohet të mos ndani planet tuaja me të gjithë, pasi diskrecioni do t’ju ndihmojë të arrini suksesin. Një periudhë e mirë edhe për çështjet sentimentale.

Binjakët

Koha ideale për nisma të reja dhe për të konkretizuar projekte të rëndësishme. Takime dhe biseda që lidhen me karrierën mund të sjellin zhvillime pozitive. Veproni me kujdes dhe mos merrni vendime të nxituara.

Gaforrja

Një periudhë shumë e favorshme për të nisur projekte të reja dhe për të zgjidhur probleme të vjetra. Mund të përfitoni nga situata që dikur ju janë dukur humbje. Në dashuri, priten emocione pozitive dhe afrime të rëndësishme.

Luani

Ekonomia dhe stabiliteti financiar janë në qendër të vëmendjes. Mund të merrni përgjegjësi të reja ose të angazhoheni në një aktivitet shtesë që do të sjellë fitime. Në jetën personale priten lajme të gëzueshme.

Virgjëresha

Mos u shqetësoni për problemet e krijuara nga të tjerët. Ju do të arrini të gjeni zgjidhje dhe të dilni fitimtarë. Çështjet ligjore apo financiare do të marrin drejtimin e duhur. Në dashuri, kërkohet më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Peshorja

Pas muajsh përpjekjesh, po afrohet zgjidhja e një problemi të rëndësishëm. Favorizohen udhëtimet, marrëveshjet dhe çështjet që lidhen me pasuritë e paluajtshme. Një periudhë e mirë për stabilitet emocional.

Akrepi

Ditë shumë pozitive për vendime, investime dhe takime të rëndësishme. Një gëzim familjar ose realizimi i një dëshire të madhe mund t’ju surprizojë. Energjia planetare është në favorin tuaj.

Shigjetari

Mundësi të mira në aspektin profesional dhe financiar. Një dokument, aplikim apo procedurë e lënë pezull mund të marrë përgjigjen e shumëpritur. Udhëtimet dhe kontaktet e reja sjellin përfitime.

Bricjapi

Problemet e së kaluarës po marrin fund. Reputacioni dhe puna juaj do të vlerësohen, ndërsa në planin financiar priten përmirësime. Mos lejoni që ndërhyrjet e të tjerëve t’ju largojnë nga objektivat.

Ujori

Një periudhë me mundësi të arta në karrierë. Puna dhe përkushtimi juaj po vlerësohen, edhe nëse jo gjithmonë në mënyrë të dukshme. Çështjet e lëna pezull fillojnë të zgjidhen në favorin tuaj.

Peshqit

Koha e duhur për të kërkuar të drejtat tuaja dhe për të çuar përpara projektet personale. Çështjet ekonomike dhe profesionale marrin zhvillim pozitiv. Paraditja favorizon vendime të rëndësishme, ndërsa pasditja takime dhe negociata.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme