Horoskopi për sot, shenjat më të favorizuara sipas Jorgo Pullës

Horoskop | 3 muaj më parë

Një ditë e favorshme për negociata, marrëveshje afatgjata, çështje pune, karriere dhe vendime të rëndësishme. Më të favorizuara paraqiten shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit), ndërsa edhe shenjat e tokës marrin mbështetje për stabilizim dhe zhvillim.

Dashi

Një periudhë pozitive për punën dhe financat. Tregohuni të kujdesshëm me thashethemet dhe komentet pas shpine. Në dashuri favorizohen lidhjet me Virgjëreshën dhe Bricjapin.

Demi

Ditë e mirë për investime dhe vendime ekonomike. Kujdes me mënyrën si menaxhoni të ardhurat nga shitjet apo fitimet. Në dashuri favorizohen lidhjet me Akrepin dhe Ujorin.

Binjakët

Kontratat dhe marrëveshjet afatgjata sjellin rezultate pozitive. Mos u ndikoni nga debatet e të tjerëve. Në dashuri, lidhja me Peshqit paraqitet mjaft harmonike.

Gaforrja

Një nga shenjat më të favorizuara të ditës. Mundësi për zhvillim profesional, nisma të reja dhe takime të rëndësishme. Pasditja është veçanërisht e favorshme.

Luani

Lajme të mira në familje dhe çështje dokumentacioni. Mundësi për përfitime në pronë, biznes dhe investime. Në dashuri favorizohen lidhjet me Dashin dhe Akrepin.

Virgjëresha

Periudhë ideale për stabilizim në punë dhe marrëdhënie. Një njohje e re mund të kthehet shpejt në lidhje serioze. Favorizohen edhe blerjet apo investimet në pronë.

Peshorja

Mundësi për ndryshime të mëdha dhe fillime të reja. Disa mund të marrin vendime që lidhen me emigrimin ose një jetë të re profesionale. Në dashuri favorizohet Dashi.

Akrepi

Ditë shumë e favorshme për karrierën dhe ekonominë. Takime të rëndësishme mund të hapin rrugë të reja profesionale. Në dashuri favorizohet Demi.

Shigjetari

Periudhë e artë për punë, bashkëpunime dhe zgjerim të aktiviteteve. Një punë e dytë ose projekt shtesë mund të sjellë përfitime. Në dashuri favorizohen Virgjëresha dhe Peshqit.

Bricjapi

Oferta të rëndësishme pune dhe role drejtuese mund të shfaqen. Lexoni me kujdes dokumentet para se të firmosni. Një udhëtim mund të rezultojë mjaft i suksesshëm.

Ujori

Një nga ditët më të mira për karrierën, biznesin dhe financat. Ndryshime pozitive dhe mundësi të reja priten gjatë kësaj periudhe. Në dashuri favorizohen Binjakët dhe Akrepi.

Peshqit

Përmirësime në ekonomi dhe mundësi të papritura në punë. Mbani për vete planet e rëndësishme derisa të konkretizohen. Në dashuri favorizohen Gaforrja dhe Akrepi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme