Tërmeti në Venezuelë-Rubio: Prioritet është të shpëtojmë njerëzit e bllokuar nën rrënoja

Amerikë | 3 muaj më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se prioriteti kryesor në Venezuelë është shpëtimi i viktimave të bllokuara nën rrënojat e tërmetit.

“Pikërisht tani jemi të shqetësuar se ka njerëz të bllokuar në rrënoja. Duam t’i ndihmojmë t’i nxjerrim prej andej. Disa prej tyre kanë të afërm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, por pavarësisht kësaj, SHBA-të kanë reaguar gjithmonë ndaj krizave humanitare, veçanërisht në hemisferën tonë. Kjo është ajo për të cilën po fokusohemi tani. Aballëm me këtë situatë dhe tani duhet të përgjigjemi, dhe do ta bëjmë në një mënyrë shumë pozitive”, tha Rubio për gazetarët.

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe gati 1 mijë të tjerë janë plagosur, ndërsa punonjësit e shpëtimit po punojnë me shpejtësi për të ndihmuar të mbijetuarit.

“Pra, tani për tani do të fokusohemi vetëm në aspektin njerëzor të kësaj situate. Ka qenie njerëzore që janë dëmtuar, që janë lënduar. Disa kanë vdekur, disa janë plagosur rëndë, dhe disa janë ende të bllokuar në rrënoja. Do të përqendrohemi te kjo”, shtoi Rubio.

Ai shprehu besimin se “Venezuela do të dalë më e fortë nga kjo, pavarësisht tragjedisë me të cilën po përballet aktualisht”.

Ndihma ndërkombëtare, përfshirë ekipe shpëtimi të OKB-së, po arrin në Venezuelë për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme