Tërmeti në Venezuelë-Ushtria amerikane mobilizohet në mbështetje për operacionet e ndihmës

Amerikë | 3 muaj më parë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, ka filluar mobilizimin e burimeve ushtarake për të mbështetur operacionet e ndihmës humanitare pas tërmetit që goditi Venezuelën.

“Forcat tona të përbashkëta po veprojnë me shpejtësi për të sjellë aftësitë e pakrahasueshme të transportit ajror, logjistikës dhe shpëtimit të jetëve të ushtrisë amerikane, me qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbështetjen e Qeverisë së Venezuelës në këtë krizë”, thuhet në deklaratën e Komandës Jugore të SHBA-së.

Komanda Jugore e SHBA-së ka njoftuar se ka krijuar një ekip planifikimi operacional, që përfshin ekspertë të ndihmës humanitare, për të këshilluar mbi përpjekjet e lehtësimit të katastrofës dhe planifikimin e misionit.

Ky mobilizim synon të shfrytëzojë kapacitetet e larta logjistike të ushtrisë amerikane për të dërguar ndihma të shpejta në zonat e prekura nga tërmeti në Venezuelë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme