NASA pranon se ka pamje të objekteve të pashpjeguara: Nuk e dimë se çfarë janë

Amerikë | 3 muaj më parë

Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, ka deklaruar se agjencia amerikane hapësinore disponon pamje të disa fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të cilat aktualisht nuk mund të shpjegohen me të dhënat ekzistuese.

Në një intervistë, Isaacman tha se NASA ka regjistruar imazhe ku, bazuar në informacionet e disponueshme, “nuk e dimë se çfarë janë”. Megjithatë, ai theksoi se këto të dhëna nuk përbëjnë prova për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, shkruan FoxNews.

Deklarata vjen në një kohë kur institucionet amerikane po rrisin fokusin mbi fenomenet e paidentifikuara ajrore (UAP), termi modern për atë që më parë njihej gjerësisht si UFO. NASA ka theksuar se shumë raste mbeten të paidentifikuara për shkak të mungesës së të dhënave cilësore, por kjo nuk do të thotë automatikisht se kanë origjinë jashtëtokësore.

Sipas Isaacman, materialet e publikuara tregojnë fenomene reale të pashpjeguara, por deri tani nuk ka prova për anije aliene apo trupa jashtëtokësorë.

NASA ka deklaruar më herët se kërkimi shkencor mbi UAP-të synon të mbledhë të dhëna më të sakta dhe të përdorë metoda shkencore për të kuptuar këto fenomene, pa nxjerrë përfundime të parakohshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme