Alibali: Ekstremizmi i majtë është shqetësim në SHBA 

Amerikë | 3 muaj më parë

Analisti Neritan Alibali ka vlerësuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ekstremizmi i majtë përfaqëson një shqetësim real në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kontekstin e luftës politike dhe vitit elektoral.

Alibali u ndal tek dinamikat historike dhe bashkëkohore të ekstremizmit të majtë, duke e krahasuar atë me lëvizje të mëparshme jashtë sistemit.

“A nga ana tjetër ne përsëri e kemi parë brenda një lëvizje brenda apo jashtë sistemit në periudhën pas gjatë viteve ’70 dhe më pas beteja e ekstremit të majtë edhe në Europë ka qenë një organizatë apo një lëvizje jashtë sistemit që godet institucionet e sistemit dhe që nuk pranon të hyjë në sistem, që pastaj u kthye në modë edhe në vitet e fundit që lindën edhe parti madje si Cinque Stelle në Itali e lëvizje të tjera që thonin që janë mirë ato parti lëvizje jashtë sistemit por që kur vjen puna përshtaten”, tha Alibali.

Ai shtoi se, pavarësisht paralajmërimeve në Europë, shoqëritë europiane nuk duken shumë strikte në klasifikimin e fenomeneve të tilla.

“Pavarësisht se në Gjermani, për shembull, gjithë partitë duke futur edhe kristiandemokratët kanë deklaruar atë murin që quhet ‘kurrë aleancë’, duket sikur shoqëritë e vendeve europiane nuk po pyesin fort i klasifikojnë si ekstrem i djathtë apo jo”, theksoi ai.

Duke u kthyer te situata amerikane, Alibali nënvizoi se shqetësimi për ekstremizmin e majtë është i pranishëm dhe legjitim: “Në këtë aspekt, po t’i kthehemi Amerikës dhe shqetësimit të Trumpit. Pra, patjetër që kjo është një luftë politike, patjetër jemi në vite elektorale, nuk diskutohet, po që është shqetësim ekstremizmi i majtë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa diskutim që është shqetësim”.

Alibali vuri në dukje se debati mbi balancën midis ekstremizmit të majtë dhe atij të djathtë, sidomos në Europë, mbetet një çështje komplekse që kërkon një analizë të thellë, duke e quajtur atë si “një lloj peshoresh” në arsyetimin politik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme