Hëna e re sjell ndryshime, ja çfarë rezervojnë yjet për secilën shenjë
Dashi
Një ditë e favorshme për punën dhe karrierën. Mund të shfaqen mundësi të reja profesionale, ndërsa në aspektin sentimental ka shanse për njohje të reja ose ribashkim. Kujdes me komunikimin, shmangni ndërhyrjen e personave të tretë në çështjet personale. Lajme pozitive mund të vijnë edhe nga jashtë vendit.
Demi
Fokusi është te stabiliteti financiar dhe puna. Mund të merrni oferta të rëndësishme, por mos nxitoni të merrni vendime, sidomos për blerje të mëdha apo pasuri të paluajtshme. Pas mesditës favorizohen takimet dhe bisedat në dashuri.
Binjakët
Kontratat afatgjata dhe përgjegjësitë në punë janë në qendër të vëmendjes. Mos merrni përsipër më shumë sesa mund të përballoni. Në jetën personale priten sqarime dhe përmirësime në marrëdhënie.
Gaforrja
Hëna e re në shenjën tuaj sjell energji pozitive për familjen, karrierën dhe çështjet ligjore. Është momenti për të nisur projekte të reja dhe për të zgjidhur çështje të mbetura pezull. Në dashuri favorizohen ribashkimet dhe lidhjet serioze.
Luani
Në punë mund të përballeni me keqkuptime ose komente të bëra pa praninë tuaj, por e vërteta do të dalë në pah. Mos u shqetësoni, pasi situata do të kthehet në favorin tuaj. Në dashuri favorizohen lidhjet me Peshoren dhe Shigjetarin.
Virgjëresha
Periudha shpërblen mundin dhe sakrificat e bëra. Rritja profesionale dhe financiare është e favorizuar. Mund të merrni vlerësime apo mundësi të reja. Në aspektin sentimental pritet stabilitet dhe harmoni.
Peshorja
Problemet në punë dhe çështjet ligjore nisin të marrin zgjidhje. Mos u ndikoni nga persona që përpiqen të krijojnë pengesa. Financat përmirësohen, ndërsa në dashuri dita favorizon marrëdhëniet me Dashin.
Akrepi
Një ditë pozitive për çështjet e pronës, dokumenteve dhe proceseve ligjore. Ndihma e një personi mund të rezultojë vendimtare. Në dashuri marrëdhëniet forcohen dhe nuk përjashtohen lajme të mira për familjen.
Shigjetari
Takimet dhe bisedimet profesionale sjellin mundësi të rëndësishme. Mos lini pas dore projektet që ju interesojnë. Në jetën sentimentale favorizohen pajtimet dhe ribashkimet.
Bricjapi
Planet për të ardhmen marrin formë. Problemet e së kaluarës në punë nisin të zgjidhen dhe mund të ketë mundësi për ndryshim vendbanimi ose avancim profesional. Në dashuri favorizohen lidhjet me Virgjëreshën.
Ujori
Një ditë e mirë për dokumente, procedura zyrtare dhe çështje ekonomike. Mund të merrni një lajm që e prisnit prej kohësh. Në dashuri favorizohen njohjet dhe stabilizimi i marrëdhënieve.
Peshqit
Ndryshimet në punë sjellin perspektiva të reja. Takimet dhe bisedimet profesionale janë të favorizuara. Në dashuri mund të lindë një lidhje serioze për beqarët, ndërsa çiftet kanë mundësi të hedhin hapa të rëndësishëm drejt së ardhmes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





